Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minutash në Peshkopi ku një i ri ka vrarë dy prindërit e tij.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen e Llixhave. Viktima janë Flamur Sela, 55 vjeç dhe bashkëshortja e tij, Kimete Sela. Ndërsa mësohet se autor i krimit është djali i tyre Qemal Sela, 25 vjeç.
Nga informacionet e para thuhet se djali kishte pak ditë që ishte kthyer nga Anglia, ku ishte emigrant prej disa vitesh. Ai ka qëlluar drejt prindërve me armë zjarri automatik.
Policia ndodhet në vengjarje dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të plota të këtij ktimi të rëndë.
Detajet:
Në lagjen “Llixha”, Qyteti Peshkopi, ka ndodhur nje vrasje në familje.
Shtetasi Qemal Sela, rreth 26 vjeç, ka vrarë me armë zjarri automatik babain dhe nënën e tij , shtetasit : Flamur Sela, 55 vjeç, dhe Zeqimete Sela, 50 vjeçe, banues në Peshkopi.
Policia në kohë rekord ka arritur të kapë autorin e vrasjes. Grupi hetimor vijon hetimet në vendin e ngjarjes. Po hetohet për zbardhjen e shkqeve të kësaj ngjarje./faxweb