Loading...

Ekzekutimi i Vasil Dervishajt , detaje te reja !

Pas zbardhjes së ngjarjes së të hënës në mbrëmje ku mbeti i vrarë Vasil Devishaj 29 vjec, policia pas arrestimit të dy personave që kishin ndihmuar në ngjarje, ka vënë në pranga edhe një nga autorët e dyshuar. A.C 28 vjec, në fakt është vetdorëzar prej mbrëmjes së të mërkurës në polici,ndërsa blutë e Vlorës vijojnë kërkimet për arrestimin e personit tjetër të dyshuar dhe pikërisht shtetasit E.A 31 vjec.

Në pranga si persona, që kanë përkrahur autorët janë edhe shtetasit Nekid Arapai 21 vjec dhe Amarildo Grembi(Muka) 28 vjec. Nga burimet ev policisë mësohet se shkak i vrasjes ka qënë një konflikt mes autorëve dhe viktimës,një grindje mes tyre disa kohë më parë.

Viktima Vasil dervishaj ka shkuar për tu sqaruar me autorët, ndërsa në automjet ka patur edhe një armë tip kallashnikov,i cili nuk është shkrehur në ngjarje. Kur ka shkuar për tu sqaruar viktima ëhstë qëlluar me një armë tip pistolete,duke marrë dy plumba ,një në dorë dhe tjetra në kokë që i ka shkatuar vdekjen e menjëhershma. Në ngjarja janë përdorur dy automjete tip Audi.I pari e sekuestruar dy ditë më parë nga policia,ndërsa një tjetër mjet Audi ëhstë sekuestruar ditën e mërkurë,pas vetdorëzimit në polici të shtetasit A.C. Audi ishte me targa AA 830 RA, por kishte edhe nja palë targa italiane rezerve AH 63435, të cilat dyshohen se janë përdorur gjatë krimit. Mësohet se të katër personat janë pikasur edh enga kamerat e sigurisë,në lëvizjet e automjeteve, jo gjatë momentit të krimit.

Nga policia konfirmohet se të katër personat kanë tentuar të loargohen drejt Greqisë, menjëherë pas kryerjes së ngjarjes. Aktualisht në pranga janë tashmë tre shtetas,ndërsa në kërkimë shtë E.A, ndërsa konfirmohet se shkak i ngjarjes së rëndë,mbetet një grindje mes viktimë dhe autorëve.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com