Një krim i rëndë ka ndodhur në Peshkopi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Llixhave. Djali ka vrareë nënen dhe babanë në rrethana që ende presin te sqarohen.
Sipas te dhenave të para i riu mesohet se sapo kishte ardhur nga Anglia. Viktimat janë identifikuar si Flamur Sela dhe bashkëshortja e tij.
Ndërsa mësohet se autor i krimit është djali i tyre Qemal Sela, 25 vjeç. Dyshohet se ai ka pasur probleme mendore. Policia ka nisur hetimet menjëhere, duke arrestuar autorin. Në vend është gjetur arma me te cilën i riu ka vrarë prindërit e tij dhe janë sekuestruar gëzhojat.