Loading...

Në pritje të ekspertizës për audio- përgjimin, Basha ngre alibinë që e nxjerr “blof”

Në përfundim të seancës parlamentare, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një konferencë për mediat tha se ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka përcaktuar rezultatin final të hetimit në lidhje me audio- përgjimin e dëshmitarit ‘’X’’. Ndër të tjera Basah shtoi se ky përgjim do të vlerësohet si jo autentik.

Kreu i PD-së shtoi se pa u larguar Fatmir Xhafaj si ministër i Brendshëm, nuk mund të ketë hetim të paanshëm për villain e tij si trafikant droge dhe se Prokuroria e nisi çështjen vetëm pasi Agron Xhafaj u largua nga Shqipëria.

Fjala e plotë e Lulzim Bashës:

“Prokuroria Rama-Xhafaj-Marku vuri në dispozicion të Agron Xhafës në mes të natës prokurorët. Organi i prokurorisë veproi pa asnjë ndryshim sipas skenarit kriminal të hartuar nga Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj.

Prokuroria Rama-Xhafaj-Marku lejoi largimin nga Shqipëria të Agron Xhafajt pa guxuar ta marrë atë në pyetje si trafikant droge, pa e nxjerr me zë e figurë përpara shqiptarëve, dhe pa e ballafaquar me dëshmitarët e çështjes.

Pranoi në fshehtësi të plotë “mostrat” e zërit të regjistruara privatisht në mes të natës, edhe pse për t’u realizuar ekspertiza kërkohet që regjistrimi të kryhet në të njëjtat kushte dhe me të njëjtat pajisje siç është bërë edhe përgjimi fillestar.

Vuri në dispozicion të trafikantit në mes të natës prokurorët e Prokurorisë së Tiranës, të cilët nuk guxuan të kërkonin asnjë provë që zëri i regjistruar si kampion eksperimental është apo jo i Agron Xhafajt.

Brenda natës (15 Maj 2018) Prokuroria e Tiranës me urdhër të treshes Rama-Xhafa-Marku regjistroi kallëzimin penal të Agron Xhafajt për “kallëzim të rremë”; hodhi shortin për caktimin e prokurorit; prokurori i caktuar mori në dorëzim dosjen dhe shqyrtoi materialet fillestare; prokurori vendosi të regjistrojë procedim penal;

prokurori vendosi të kryejë veprime hetimore siç ishte administrimi i dëshmisë së Agron Xhafajt; prokurori vendosi të marrë në pyetje dëshmitarin Albert Veliu, ende pa u bërë publik identiteti i tij; prokurori vendosi të kryejë një tjetër veprim hetimor siç ishte vendimi për ekspertim; prokurori vendosi të caktojë ekspertin;

prokurori vendosi të pranojë mostrat e zërit; prokurori vendosi transferimin e çështjes pas kësaj për në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Dërgoi për ekspertim materialet që i caktoi Edi Rama dhe ia dorëzoi të gatshme nëpërmjet Agron Xhafajt.

Dërgoi për ekspertizë materialet e çështjes atje ku urdhëroi Edi Rama, duke mos guxuar që të zgjidhte ajo vetë laboratorin se ku duhet të kryhet ekspertiza, dhe duke mos përdorur edhe precedentët e mëparshëm të bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtar (FBI).

Nuk guxoi kurrë të verifikonte tabulatet telefonike të Agron Xhafajt apo qelizat telefonike të tij për të përcaktuar nëse Albert Veliu (dëshmitari X) dhe Agron Xhafaj, kanë komunikuar apo jo së bashku, dhe nëse kanë qenë apo jo në të njëjtën vendndodhje ditën dhe orën e realizimit të përgjimit ambiental.

Do të mjaftonte kjo për të qartësuar se audio-përgjimi ka dy protagonistë, Albert Veliun që e pranon me zë e figurë, dhe Agron Xhafajn të fshehur me urgjencë me urdhër qeveritar.

Të dhënat tona të besueshme, të konfirmuara edhe nga disa burime, përfshirë partnerët ndërkombëtarë, konfirmojnë se Fatmir Xhafaj ka paracaktuar rezultatin final të hetimit.

Ashtu siç ka urdhëruar dhe paralajmëruar edhe Edi Rama, audio-përgjimi do të vlerësohet jo autentik, kësaj here edhe me vulë të prokurorisë Rama-Xhafa-Marku; zëri i Agron Xhafajt do të dal zëri i Arta Markut; trafiku i drogës do të konsiderohet eksport bananesh; trafikanti Agron Xhafaj do të shpallet aktor e më pas qytetar nderi; Fatmir Xhafaj do të kurorëzohet Ministër kampion në luftën ndaj trafikut të drogës”, deklaroi Basha.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com