Loading...

Balla nxjerr “sekretin” ku ishte kreu demokrat në fillim të javës, Basha e konfirmon edhe vetë

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, pasi ka kaluar fundjavë në Holandë, të hënën ka fluturuar në Gjermani. Ai ka qendruar dy ditë atje dhe ka zhvilluar disa takime në Bundestag. Ka qenë Taulant Balla, ai që ka nxjerrë “sekretin” e Bashës, që kishte shkuar në Gjermani për të lobuar kundër hapjes së negociatave për Shqipërinë.

Pas deklaratës së Ballës, Basha e ka pranuar vetë se ka qenë në Gjermani. Por ai tha se nuk është faji i tij, që deputetët gjermanë janë kundër hapjes së negociatave për Shqipërinë.

“Këtë të hënë dhe të martë isha në Berlin, i ftuar nga autoritetet më të larta gjermane për të diskutuar shqetësimin e tyre se situata politike, pak javë pas vizitës së Ramës në Gjermani, u përkeqësua.

Se Tahiri u lirua sipas një pakti mafioz dhe e njëjta skemë po ndiqet për vëllezërit Xhafaj, dhe në këto kushte është e pamundur që Bundestagu të miratojë atë që keni kërkuar ju dhe ne, hapjen e negociatave” u shpreh Basha.

Basha paralajmëroi votën kundër të Gjermanisë dhe shkak për këtë tha ai, janë vetëm zhvillimet e çështjes Tahiri dhe Xhafaj , por Ruçi e kundërshtoi duke i kërkuar që të mos flasë në emër të Gjermanisë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com