Politikanët pasurohen e “zbardhin dhëmbët”
Politikanët që fëmijët, familjet e tyre i kanë me vila, punë, shkollim, biznese dhe jetesë në vendet e BE e SHBA, dalin në televizione pa u “skuqur e pa zverdhdur”, madje edhe duke “zbardhur dhëmbët” dhe në emër të kombit, u bëjnë thirrje shqiptarëve të mos largohen nga Shqipëria!
Por shqiptarët nuk po ia “varin pafillon” politikavem, duke vazhduan\r të ikin masivisht me të gjithë mënyrat dhe sakrifica. Jo se nuk duan atdheun, shtepitë dhe trojet e tyre, por sepse prej 28 vitesh jeta në Shqipëri komandohet barabarisht nga bandat politiko-shtetërore që kanë marrë peng vendin dhe po e shkatërrojnë në bashkëpunim mes tyre!
Ndërsa për popullin kanë instaluar papunësinë, varfërinë, krimin, pasigurinë dhe shpërfilljen, për famijet dhe klanet e tyre, kanë krijuaur jetë e pasuri përallore! Të rënuar psikologjikisht, ekonomikisht, të denigruar moralisht, të pambrojtur e të shpërfilur nga shteti, pa snjë shpresë për ndryshim me këtë klasë poltike “kërmë”, shqiptarët po ikin për të shpëtuar veten dhe fëmijët e tyre!
Po ikin, për të shpëtuar nga kjo klikë përbashkët që shet emërimet në administratë dhe institcione shkencore, që zhvat e shet toka e troje, që shet koncesione e licenca monopolesh në dogana, tataime, ushqime, mjekësi, miniera, male për gurore, transport, telefoni celulare, naftë, aeroporte, HEC-e, eenrgji elektrike, porte detare, pyje e kudo ku milionat “rrjedhin lumë”!
Veçanërisht në 10 vitet e fundit, po braktisen e boshatisen fshatra në zona banimi rurale. Ish-qytete punëtore e të tjerë, po katandisen sa 1 lagje banimi. Familje e individë, po marrin arratinë për gjetur dhe garantuar punë, bukë, siguri, duke lënë pas një tokë të shkretuar! Pas një invetigimi, “PAMFLETI” ka zbuluar realitetin tronditës të kësaj “arratie popullore” në vitet 2001-2017, të kësaj ikjeje “popullore” të shqiptarve nga vendi!
- Në vitin 1990, popullsia në zonat urbane ishte 35.7%
Në vitin 1990, popullsia në zonat rurale ishte 64.3%
Në vitin 1990, kanë qenë 67 qytete
Në vitin 2009, kanë qenë 74 qytete (shtesë nga copëzimi i fshatrave ekzistues)
Në vitin 1990, kanë qenë 2848 fshatra
Në vitin 2001 kanë qenë 2962 fshatra (shtesë nga copëzimi i fshatrave ekzistues)
Në vitin 2001, popullsia prezente (mbetur) në zonat urbane, ishte 42.2%
Në vitin 2001, popullsia prezente (mbetur) në zonat rurale ishte 57.8%
Në vitin 2014 kanë qenë 2895 fshatra (shtesë nga copëzimi tjetër)
Në Shqipëri, 70 komuna kanë qenë nga me 1498-1500 banorë
Në Shqipëri, 34 komuna kanë qenë me nga 8000-8500 banorë
Në Shqipëri, 11 komuna kanë qenë me nga 380-410 banorë
Në vitin 2015, rezultojnë 21 qytete të braktisur në masën 40%
Në vitin 2015, rezultojnë 13 qytete të boshatisur në masën 50-60%
Në vitin 2015, rezultojnë 432 fshatra të braktisur në masën 100%
Në vitin 2015, rezultojnë 771 fshatra të boshatisur në masën 60-70%
Në vitin 2015, rezultojnë 698 fshatra të mbetur me 7-10% të banorëve
18, Në vitin 2017, rezultojnë 29 qytete të braktisur në masën 40-45%
Në vitin 2017, rezultojnë 18 qytete të boshatisur në masën 50-60%
Në vitin 2017, rezultojnë 474 fshatra të braktisur në masën 100%
Në vitin 2017, rezultojnë 846 fshatra të boshatisur në masën 50-70%
Në vitin 2017, rezultojnë 754 fshatra të mbetur me 7-10% të banorëve/Pamfleti