Loading...

180 sportistë nga 15 vende të ndryshme do të garojnë në “Rally Albania”

Pas suksesit të maratonës dhe garës me biçikleta, një tjetër event i madh sportiv do të mbahet në Tiranë, ku 180 sportistë nga 15 vende të ndryshme të botës do të garojnë në edicionin e 14-të të garës më të vjetër në Ballkan, “Rally Albania”.

Pjesë e trofeut mesdhetar “Mediterranean Rally Raid Trophy”, i cili përfshin garat e tre shteteve Marok-Greqi-Shqipëri, në “Rally Albania”, ku sportistët do të konkurrojnë mes tyre në 4 kategori Moto, Quad, Car, Ssv.

Itinerari me gjatësi prej rreth 2000 km do të përshkojë Shqipërinë për 7 ditë, nga veriu në jug, duke filluar nga Tirana.

Ceremonia e hapjes do të bëhet më datë 9 qershor ora 20:00-23:00, ku të gjithë qytetarët e Tiranës do të përballen me plot surpriza të bukura, ndërkohë që gara do të nisë të nesërmen në sheshin “Nënë Tereza” në orën 10:00.

Më 16 qershor do të bëhet edhe ceremonia e ndarjes së çmimeve. Këtë vit do të ketë dhe një hapësirë kushtuar fansave të motoçiklizmit që do të ngrihet në qendër të sheshit “Nënë Tereza”. Aty të gjithë dashamirësit do të mund të njihen nga afër me garuesit dhe mjetet, si dhe nën shoqërinë e tingujve të një programi artistik do të mund të kalojnë një mbrëmje mes miqve të makinave dhe motorave.

Gara do të sjellë argëtim dhe adrenalinë për të apasionuarit e këtij lloj sporti. /ATSH

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com