Policia ka zbardh vrasja e biznesmenit Vasil Dervishaj në Vlorë, i cili u ekzekutua mbrëmjen e së hënës. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se dy persona janë vënë në pranga, ndërkohë që dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
Të njëjtat burime sqaruan se pas hekurave ranë Nekid Arapi, 21 vjeç dhe Amarildo Grembi (Muka), 28 vjeç, të dy banues në Vlorë, të cilët kanë përkrahur autorët e krimit pas ngjarjes. Ndërkohë, janë shpallur në kërkim dy autorët e vrasjes së 29-vjeçarit, konkretisht shtetasit me inicialet E.A., 31 vjeç dhe A.C., 28 vjeç, të dy lindur në Tepelenë dhe banues në Vlorë.
Por, një ditë më parë familja, të afërm miq e shokë i kanë dhënë lamtumirën e fundit të riut. Disa prej tyre peshën e rëndë të të dhimbjes nga humbja e njeriut të dashur e kanë shprehur edhe në disa mesazhe të ndarë në rrjete e tyre sociale “Facebook”.
Mesazhet e të afërmve dhe shokëve të të riut: