Loading...

OSHEE – Masa për sezonin turistik

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) këtë sezon veror ka rritur intensitetin e monitorimit dhe po mban nën kontroll sistemin energjetik për mbarëvajtjen e sezonit turistik.

OSHEE njofton se, prej disa ditësh, brigadat e Tensionit të Lartë, në rajonin jugperëndimor, kanë shkuar në ndihmë të kolegëve të Vlorës, në kuadër të marrjes së masave për mirëfunksionimin e rrjetit në shërbim të abonentëve dhe turistëve.

Ndërsa ka përfunduar sistemimi i rrjetit të tensionit të mesëm (TM) në aksin Radhimë-Llogara-Himarë, puna vijon në linjat e tjera.
Në Rajonin e Tepelenës, drejtoria e Tensionit të Lartë, rajoni Jugperëndim është duke punuar për mirëmbajtjen e NST Tepelenë, duke siguruar furnizim normal me energji të zonave: qyteti Tepelenë, Bënçë, Legdush, Fermë, Beçisht, Dragot, Luath, Mezhgoran, Luzat, Uji i Ftohtë, Lekël-fshat dhe Hormovë./atsh

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com