Loading...

Shërbimet nga administrata me zero vonesa dhe zero ryshfet

Një administratë që do të shërbejë me zero vonesa dhe me zero ryshfet është një nga synimet e funksionimit të platformës së bashkëqeverisjes shqiperiaqeduam.al.

Në një aktivitet të organizuar në Sallën e Hartave në kryeministri, Kryeministri Edi Rama u shpreh se, “kjo është një rrugë ku jo vetëm zgjidhim probleme, por edhe rrisim vetëdijen e punonjësve të administratës për fuqinë e çdo njeriu të zakonshëm”.

“Çdo person kur shfaqet në një zyrë apo sportel, mund të duket si tradicionalisht i pambrojtur dhe në pamundësi për t’u imponuar për të drejtën që i takon me ligj, por me këtë platformë çdokush, i çfarëdo kategorie sociale dhe nga çdo pozicion gjeografik, kthehet në një njeri që ka të gjithë fuqinë e vetë të qeverisjes me aksesin e drejtpëdrejtë në qeveri”, tha Rama.

Çdo qytetar, tha Rama, “ka një mik të drejtpërdrejt, qeverinë, që zgjidh problemin dhe vendos në pozitë përballë ligjit këdo në administratë që është bërë shkak për vonesën, zvarritjen dhe mostrajtimin në kohë e mënyrë ligjore, të hallit”.

Qëllimi i platformës është i dyfishtë, theksoi Kryeministri, duke shtuar se “nga njëra anë synohet të zgjidhim problemet, por edhe të identifikojmë të gjithë ata që janë bartës të zakoneve të këqija të administratës dhe shkelin të drejtat e qytetarëve për dembelizëm, indiferentizëm, apo akoma më keq, për arsye korruptive./ATSH

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com