Qyteti i Gramshit është tronditur mesditën e sotme nga një breshëri plumbash, pasi një person i armatosur ka qëlluar në drejtim të 35-vjeçari.
Ngjarja ka ndodhur në ambientet e jashtme të një lokali ku shtetasi Mikel Hoxhabanues në Gramsh ka plagosur për motive të dobëta shtetasin me iniciale A.H edhe ky banues në Gramsh.
35-vjeçari është transportuar në spitalin rajonal dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Forcat e policisë janë vënë në ndjekje të autorit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.