Vetëvrasja e dizajnueses së modës, Kate Spade, nuk ishte e papritur sipas familjarëve, të cilët u shprehën se ajo vuante prej vitesh nga sëmundja e çrregullimeve psikike, por ishte shumë e frikësuar që të kërkonte ndihmë pasi mund të dëmtonte imazhin e markës së saj.
55-vjeçarja u var me një shall në shtëpinë e saj në Park Avenue mëngjesin e së martës, ndërsa i la një shënim vajzës së saj adoleshente, duke i thënë: “Të kam dashur gjithmonë”.
Motra e saj më e madhe, Reta Saffo, foli për betejën e Kate me sëmundjen mendore, sesi ajo u fiksua pas vetëvrasjes së aktorit Robin Williams në gusht të 2014-s dhe se refuzonte marrjen e një kure për t’u shëruar, pasi mendonte për markën e saj.

“Ndonjëherë thjesht nuk mund t’i shpëtosh njerëzit nga vetvetja”, u shpreh Reta Saffo.
Pranë saj ishte një shënim drejtuar vajzës së saj 13-vjeçare, ku shkruhej se nuk ishte faji i saj:
“Bea, të kam dashur gjithmonë. Nuk është faji yt. Pyet babin!”.
Bashkëshorti i saj Andy ndodhej në shtëpi kur Kate kreu vetëvrasjen. Disa nga të afërmit u shprehën se dizajnuesja kishte zgjedhur që të trajtonte problemet e saj të çrregullimeve bipolare me alkool.