Këshilli i Koordinimit Rajonal (RCC) po punon për të harmonizuar bashkëpunimin në sektorin e turizmit duke vënë 9 piketa për të cilat do të punojnë bashkërisht.
Në një dokument të posaçëm RCC bëri me dije se një projekt i posaçëm për Zhvillimin dhe Promovimin e Turizmit në Rajon synon të promovojë në rang global ofertat e përbashkëta turistike, të përmirësojë aftësitë dhe kapacitetet në Industrinë e turizmit; të hiqen barrierat administrative për zhvillimin e turizmit dhe për të rritur hyrjen e turistëve dhe të ardhurave të gjeneruara nga turizmi.
Qëllimet e planit të përbashkët rajonal për Turizmin përfshijnë:
-Ofertat e konsoliduara turistike në Ballkanin Perëndimor (BB)
-Zhvillimi i rrugëve dhe ofertave e përbashkëta rajonale të turizmit të kulturës dhe aventurës
-Oferta rajonale të bëhet konkurruese
-Të përmirësohet Infrastruktura e turizmit
– Të hiqen pengesat administrative për lëvizjen e lirë të turistëve
-Turizmi rajonal të ofrohet në nivel global
– Të rritet fluksi turistik, kohëzgjatja e qëndrimit dhe të ardhurat
-Të synohen aftësitë e shkallëzuara të fuqisë punëtore
-Të rritet punësim në turizëm
Çfarë është bërë deri më tani
Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë themeluar grupin e ekspertëve të Turizmit, I cili Identifikoi barrierat e politikave që pengojnë zhvillimin e sektorit dhe prodhuan rekomandime se si t’i kapërcejnë ato. Është ngritur Task Force mbi Kulturën dhe Shoqërinë (TFCS) .
Turizmi kulturor dhe turizmi aventurës janë renditur si paketat më konkurruese të tregut për zhvillimin e përbashkët të produkteve rajonale.
Një projekt me vlerë 5 milionë euro është aktivizuar për Zhvillimin dhe Promovimin e turizmit (Triple P Tourism) me qëllim për të promovuar ofertën rajonale të turizmit
Problematikat
-Ekonomitë e Ballkanit mesatarisht shpenzojnë më pak se 2 për qind të shpenzimeve të përgjithshme qeveritare për turizmin
– Oferta e turizmit është e fragmentuar në të gjithë zinxhirët e vlerës dhe Infrastruktura është pjesërisht e pazhvilluar
-Ka pengesa administrative për rrjedhën e lirë të turistëve (p.sh. viza dhe sigurimi shëndetësor)
-Aventurat dhe rrugët e turizmit kulturor nuk janë zhvilluar dhe promovuar në mënyrë të mjaftueshme./Monitor