Loading...

Ultimatumi: Të zbardhen sa më shpejt spiunët e ish-Sigurimit

Ditën e enjte do të zhvillohet seanca e radhës parlamentare, ndërsa është bërë publik edhe rendi ditës. Midis atyre që do të diskutohen, bën pjesë edhe shqyrtimi i raportit vjetor të Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH) për vitin 2017 si edhe miratimi i projektrezolutës për këtë institucion.

Në projektrezolutë janë pasqyruar të gjitha detyrat që Kuvendi i Shqipërisë i ka lënë AIDSSH, ku ndër të tjera i kërkon të përfundojë procedurat për kalimin në administrim të Autoritetit e dokumentacionit arkivor të ish-Sigurimit të Shtetit.

“Kuvendi i Shqipërisë për gjatë vitit 2018 kërkon nga AIDSSH: përfundimin e procedurave për kalimin në administrim të Autoritetit të të gjithë dokumentacionit arkivor të ish-Sigurimit të Shtetit nga arkivat e autoriteteve publike që i kanë në administrim aktualisht; Përmirësimin e procedurave të ndjekura për verifikim nga Autoriteti sipas standardeve dhe eksperiencave më të mira të institucioneve homologe në ish-kampin socialist të Evropës Lindore me qëllim trajtimin me transparencë, objektivitet dhe profesionalizëm të kërkesave të qytetarëve”, thuhet në projektrezolutë.

Po ashtu, Kuvendi ka kërkuar rritjen e bashkëpunimit nga ana e Autoritetit të Dosjeve me institucionet, autoritetet publike, donatorët dhe organizatat homologe.

“Kuvendi kërkon përmirësimin e procedurave të ndjekura për verifikimin e subjekteve, për ta bërë procesin lehtësisht të kuptueshëm për palët e interesuara dhe plotësisht të realizueshëm për institucionin; të krijojë bazën e të dhënave me emrat e subjekteve të verifikuara, informacionet për strukturat operative ose bashkëpunëtorët e ish-Sigurimit të Shtetit; të identifikojë dhe analizojë dokumentet që mund të deklasifikohen, me qëllim bërjen publike për individët dhe studiuesit vendas dhe të huaj”, thuhet po ashtu në projektrezolutë./Pamfleti

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com