Policia e Vlorës ka zbardhur vrasjen e biznesmenit 29-vjeçar, Vasil Devishaj. Përmes një deklarate për mediat, kreu i policisë së Vlorës tha se janë identifikuar dy persona të dyshuar për ngjarjen, janë sekuestuar dy armë zjarri, pistoletë dhe kallashnikov si dhe automjeti tip Audi me të cilin janë larguar autorët.
Dyshohej se autorët kanë qenë tre dhe i kanë zënë pritë duke e qëlluar me breshëri automatiku, teksa mjeti ka qenë në ecje. Por policia e Vlorës ka zbardhur ngjarjen, duke deklaruar se bëhet fjalë për dy autorë dhe jo tre.
Zona ku ndodhi ngjarja nuk ka pasur ndriçim të bollshëm dhe as subjekte që mund ta kenë pasur të instaluara kamera të sigurisë, çka ka vështirësuar hetimin për blutë e Vlorës.
Ngjarja ndodhi rreth orës 23:00 të së hënës në lagjen “Pavarësia’, ose siç edhe njihet ndryshe, si zona e ish-Kombinatit të Peshkut. Sipas Policisë, i riu ka qenë i vetëm në makinë, teksa ishte nisur drejt banesës së tij.