Mikel Shallari e ekzekutoi ish-komisar Artan Cukun për 20 mijë euro. Kjo është shifra e saktë e zbuluar nga dokumentat ligjorë në gjyqin ku ekzekutuesi, Shallari, u dënua me 10 vite burg.
Në këtë aktmarrëveshje është zbuluar dhe motivi i krimit. Ashtu siç është folur në media, viktima ka arrestuar Bledar Jambellin si të dyshuar për vrasjen e shtetasit Amarildo Delaj. Në kërkim për këtë krim të rëndë janë dy porositësit Bledar Jambelli dhe bashkëpunëtori i tij Kristaq Leci.
Mikel Shallari u kthye në të penduarin e drejtësisë, duke treguar emrat e vrasësve të ish komisarit Artan Cuku, duke bërë një akt marrëveshje me prokurorinë.
Kjo e fundit është njohur nga Gjykata e Tiranës, dhe Prokurori i Krimeve të Rënda Henrik Ligori kërkoi dënimin me 10 vite burg për të.