Loading...

Rrokadë në policinë e Korçës, transferohen shefat, shkrihen sektorë

Vala e ndryshimeve në radhët e Policisë së Shteteve do të prekë edhe Policinë e Qarkut të Korçës. Drejtoria vendore do të pësojë ndryshime në disa prej strukturave kyçe të saj.

Sipas burimeve të Top Channel, mësohet se janë shkrirë plotësisht sektori i krimit ekonomik dhe sektori i antidrogës, ku përveç specialistëve, të cilët janë transferuar në sektorë të tjerë, mësohet se janë larguar nga detyra edhe dy drejtuesit e këtyre sektorëve.

Sipas të njëjtave burime, janë larguar edhe shefi i qarkullimit të Korçës dhe Pogradecit, të cilët do të mbajnë detyrën e shefit të rendit. Shefi i qarkullimit të Korçës do të mbajë pozicionin e shefit të rendit në Maliq, ndërsa shefi i qarkullimit të Pogradecit do të mbajë pozicionin e shefit të rendit në po të njëjtin qytet.

“Furtuna” e lëvizjeve ka përfshirë edhe sektorin e qarkullimit rrugor. Më shumë se 50% e efektivëve të këtij sektori do të transferohen në sektorin e rendit, ndërsa në sektorin e qarkullimit priten emërime të reja. Lëvizjeve nuk do t’i shpëtojnë edhe komisariatet.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com