Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, e ftuar në “Tonight Ilva Tare”, duke folur për zgjedhjet e ardhshme lokale, tha se në Tiranë diskutohen edhe emrat e dy ministrave si kandidatë, pa dhënë emra.
Kryemadhi: Duam apo s’duam, sot kandidat për kryetar bashkie në zgjedhjet e ardhshme nuk do të jetë figura më intelektuale dhe më gjithëpërfshirëse e qytetit. Sot kandidat për kryetar bashkie, do të jetë një figurë me pesë emra. Mundësisht një njeri me 5 emrat, që është dënuar.
Tare: Thatë pak më herët që janë në staf administror që po bëhen gati? Kush janë ato?
Kryemadhi: Janë nja dy ministra..
Tare: Që po përgatiten…për kryetar bashkie për Tiranën?
Kryemadhi: Do ta them pas emisionit..nuk po bëj diversione. Shkoni pyesni shefat e kabinetit të disa ministreve që keni në kabinete. Njëra është zonjë.
Pamfleti më herët ka shkruar se në koridoret e kryeministrisë flitet dhe për emrin e ri që pritet të kandidojë në zgjedhjet e qershorit të vitit të ardhshëm për postin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Emri që do të jetë në garë në emër të PS pritet të jetë ministrja aktuale e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.
Pavarësisht se nuk ka ndonjë lidhje me PS, Manastirliu është një “axhami” që ka punuar në bashki dhe është “rritur” politikisht nga Edi Rama, ish kryetar bashkie.
Kështu Ogerta Manastirliu, pasi shkatërroi QSUT “Nënë Tereza”, duke e shkundur nga të gjitha anët, financiarisht dhe profesionalisht, shkatërroi dhe shëndetësinë shqiptare, tashmë pritet të marrë në dorë bashkinë e kryeqytetit, duke zhvendosur Erion Veliajn.
Edi Rama njihet si njeriu që ka fobi ndaj njerzve që rriten përmes punës dhe që i hedh në rrugë bashkëpunëtorët e tij.