Qyteti i Vlores u trondit serish te enjten mbrema nga nje ekzekutim me arme. Viktime ka mbetur një biznesmen kafeje.
Sipas informacioneve të para, që përcjell Vasil Dervishaj është ekzekutuar me breshëri plumbash nga persona ende të paidentifikuar.
Ngjarja është shënuar në zonën e njohur si ish kombinati i peshkut, ose lagjja “Pavarësia”.
Viktima ishte me nje makine Ford me targa italiane dhe mendohet se është qëlluar pranë derës së makinës. Xhami i parmë dhe xhamat e pasagjerit janë thyer.
Informacion paraprak i policise: Më datë 04.06.2018, në lagjen ”Pavarësia” tek ish-kombinati i peshkut, është vrarë me armë zjarri shtetasi V.D., 29 vjeç, banues në Vlorë. Janë ngritur pika kontrolli dhe po krihet zona me qëllim kapjen e autorit. Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, dhe për identifikimin e kapjen e autorit.
Prite?
Zyrtarisht policia rezervohet të japë detaje por burimet thonë se kemi të bëjmë me një pritë. Viktima mendohet se ka shkuar të qëllojë me armë një person tjetër. Ky i fundit mendohet se ka qene vete i dytë. Në momentin që ka pikasur Dervishaj që mbante një shot gun në dorë e ka qëlluar me breshëri duke e lënë të vdekur.
Më pas mendohet se janë larguar me një automjet tip benz me portbagazh ngjyrë e zezë.
Policia ka ngritur grupe kontrolli për të mundësuar arrestimin e autorëve. Një nga pistat e hetimit është dhe trafiku i drogës.
Në këtë lagje Vasil Dervishaj mendohet se ka dhe shtëpinë. Viktima është babai i një fëmije të mitur.