Luli nuk shkon në motele, kot e survejoni!
Shkruan Arben Duka
Kush të survejon-o plak,
që na qenke kaq i bindur,
ti nuk je paranojak,
po thjesht një mashtrues i lindur!
Spaho kokë rrumbullaku,
duhet mirë të sqarohet,
të na thotë-Luli shepraku:
“Përgjohet-a survejohet?!”
Sqaro veten dhe të tjerët,
o Edmund të keqën-ë,
përgjimi dhe survejimi,
nuk janë e njëjta gjë!
Survejimi nis-or qyq,
që kur nga shtëpia del,
fjala vjen nisesh për zyrë,
dhe përfundon në motel!
Ky është konkretizim,
që ta kini karamele,
sepse shoku Lulëzim,
nuk vete në motele!
Këta thonë-nuk survejohet,
vetëm koka e partisë,
se poshtë tij në listë shtohen,
gjithë pjesëtarët e shtëpisë!
Kjo është pak me sëkëlldi,
sa të lot nga mëndja fare,
sepse bëhen bolori,
gjithë sekretet familjare!
Survejimi është në fakt,
një dhunë e kamufluar,
se po bëre punë të pista,
ai të nxjerr krejt zbuluar!
Vijmë në realitet,
edhe tek kjo histori,
Luli e ka shpikur vetë,
nuk e survejon njeri!
Meqë Babalja la pëndët,
e la Bashën në vetmi,
ky nga halli tundi këmbët,
shpiku një alarm të ri!
Babale Një nuk ka ardhur,
është ende në Itali,
se akoma nuk është zbardhur,
lënda për prokurori!
Babale Një nuk ka ardhur,
lënda për prokurori,
ende Njëshi pa u zbardhur,
na plasi Babalja-Dy!
Shpikën Dyshin qesharakët,
dhe hapën të tjera vrima,
dhe kjo s’është një gjë e pakët,
se vetë Luli është viktima!.
Situata është serioze,
se Dyshi s’mund të zbulohet,
kryetari i opozitës,
në Shqipëri survejohet!
Kjo është e radhës shashkë,
shashkë e re avaz i vjetër,
le të qeshim të gjithë bashkë,
se s’kemi ç’të bëjmë tjetër!
Harruat rrjetet sociale,
tv-të dhe shtypin e shkruar,
kush është kokë e politikës,
është gjithmonë i survejuar!