[sgmb id=”1″]
Droga nga Shqipëria drejt Italisë vijon të mbetet një problem shumë serioz.
Mediat e vendi fshin bëjnë me dije se së fundi në pak minuta në dy operacione janë ndalur dy gomone 3 tone kanabis sativa që ishin nisur nga Shqipëria janë kapur në brigjet e Leçes.
Në pranga të policisë italiane kanë rënë 4 shqiptarë, skafistë të cilët ishin duke drejtuar gomonet e fuqishëm. Njëra prej gomone ishte e gjatë 9 metra dhe kishte dy motorë më 300 kuaj fuqi. Ajo është ndaluar në ujërat e Barit.
Ndërsa gomonia tjetër e ndaluar rezultonte të ishte e gjatë 8 metra dhe me dy motorë të fuqishëm. Në këtë gomone janë gjetur 77 pako me kanabis sativa me një peshë totale prej 1413 kilogramësh kanabis sativa.
Të dyja ngarkesat janë sekuestruar në gomenet e shqipatrëve sipas n Guardia di Financa janë dërguar në ruajtje, ndërsa mësohet se vlera e tyre në treg shkonte në 30 milionë euro.