Loading...

GUATEMALA – Arrin në 62 persona numri i të vdekurve për shkak të shpërthimit të një vullkani

Të paktën 62 persona kanë vdekur dje në mbrëmje pas shpërthimit të një vullkani shumë aktiv në Guatemala, sipas një bilanci të ri të njoftuar sot nga mbrojtja civile.

Shpërthimi i këtij vullkani, me një lartësi prej 3 763 metrash dhe që ndodhet 35 kilometra në jugperëndim të kryeqytetit të Guatemalës, shkaktoi gjithashtu evakuimin e më shumë se 4 500 personave, njoftuan autoritetet, ku një bilanc i mëparshëm fliste për 33 të vdekur dhe 46 të plagosur.

Aeroporti ndërkombëtar “Ciudad de Guatemala” u mbyll përkohësisht për shkak të sasive të mëdha të hirit vullkanit.

”Personeli i aeroportit dhe i ushtrisë u angazhua për pastrimin e pistave për të mundësuar vijimin e fluturimeve”, njoftoi Drejtoria e Përgjithshme e Aviacionit Civil.

Shpërthimi përfshiu kryesisht komunat rurale në afërsi të vullkanit dhe ish-qytetit kolonial të Antiguas, zona më e rëndësishme turistike e Guatemalas. /G.S/ATSH

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com