Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka filluar të përhapet një lojë, e cila është konsideruar më e rrezikshme se Balena Blu.
Bëhet fjalë për një sfidë ku të rinjtë i bëjnë thirrje njëri-tjetrit të lahen me ujë të nxehtë, si dhe të njëjtin ujë ta pinë me pipëz.
Raportohet se kjo lojë i ka marrë jetën një vajze të vogël. Goja dhe fyti i saj u dogjën nga kjo lojë. Sfidën ia kishte propozuar një i afërm.
Edhe një vajzë 11-vjeçare nga Bronksi është djegur me ujë të nxehtë nga miqtë e saj, teksa ishte duke fjetur.
Ekspertët thonë se është vetëm çështje kohe që kjo lojë të përhapet edhe në Evropë.