Loading...

“Në funeralin tim nuk dua as burrin dhe as vjehrren”, postimi rrënqethës i një nëne të re në Facebook. Pastaj ndodh tragjedia…

Internet është një zbulim i madh multimedial … por nganjëherë përdorimi tejkalon qëllimin për të cilin ka lindur.

Alessandra Cristofanilli është një nënë e re 31 vjeçe nga Roma, e cila shkroi një post me të vërtetë trishtues në Facebook, të cilin ndoshta jo të gjithë kanë marrë me seriozitetin e duhur:

“Çfarëdo që të ndodhë … Në rast se vdes, në funeralin tim nuk e dua bashkëshortin dhe as nënën e tij. Njerëzit duaji sa janë gjallë!”.

Disa orë më vonë, pas këtyre fjalëve të forta, nëna e re 31 vjeçe u gjet e vdekur nën një urë në qytetin e Arsolit.

Disa kalimtarë vunë re një makinë me dyer të hapura. Ata iu afruan dhe vunë re se ishte Alessandra.

Edhe pse ambulance erdhi, për fat të keq, nuk kishte asgjë më shumë për të bërë.

Autopsia, e urdhëruar menjëherë nga gjyqtari, do të nxirrte në pah arsyet e sakta për vdekjen. Hipoteza më e besuar për momentin, dukej ajo e vetëvrasjes.

Mesazhi i shkruar dhe i lënë në Facebook po mbështeste tezën e hetuesve.

Në atë kohë, gruaja u nda nga burri i saj, Emiliano Salvatori dhe për këtë arsye ajo u kthye për të jetuar në shtëpinë e prindërve, së bashku me fëmijën e lindur nga martesa e saj. Tetorin e kaluar, gruaja u gjet e vdekur, nga autopsia e kohëve të fundit u mësua se Alessandra bëri vetëvrasje duke prerë damarët.

Më pas thuhej se në makinë, bashkë me gruan, ishte edhe një fëmijë prej disa muajsh. Një episod i tmerrshëm që i dha fund martesës midis Alessandra-s dhe Emiliano-s.

Me të vërtetë shqetësuese janë ato mijëra “LIKE” që njerëzit kanë vënë në mesazhin me të cilin Alessandra ishte duke njoftuar vdekjen e saj. A ka arritur një pikë pa kthim?

A kanë marrë rrjetet sociale zotërimin e plotë të jetës sonë? A mund të bëhej diçka për të shpëtuar Alessandra-n? Ndoshta po, ndoshta jo … por gjëja e sigurt është se askush nuk e ka provuar! Lini një zemër në komente për Alessandra-n…

/Përshtati: ShkodraNews

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com