Me sloganin “Where nature and Antiquity go hand in hand”, ka nisur testimi i paketës ekoturistike të zonave të mbrojtura të qarkut Vlorë, konceptuar në bashkëpunim me aktorët lokalë për të garantuar përcjelljen e shijes autentike të vlerave natyrore dhe kulturore të zonave, duke shkaktuar një ndikim sa më të reduktuar në mjedisin natyror.
Falë projektit DestiMED zonat e mbrojtura të qarkut Vlorë përfshihen për herë të parë në një iniciativë ndërkombëtare, e cila synon promovimin e paketave Ecoturistike, integrimin e tyre në ofertën e turizmit alternativ mesdhetar dhe hapjen drejt tregjeve të reja botërore. /j.p/ATSH