Në një konferencë për shtyp, me pranine edhe të drejtoreshës tregtare Rajmonda Alliaj dhe drejtoreshës teknike Albina Xhyheri, drejtori i Ujesjellës ka publikuar planin e masave perballe mediave. Xhelili tha se do të punohet për të siguruar një sherbim sa me të mirë të qytetarëve, në drjetim të furizimit me uje të pijshem, për gatishmerine e kanalizimeve dhe impianteve të pastrimit të ujesrave të nditura.
Kreu i Ujesjellës Kanalizime, Dorian Xhelili, tha se në kuader të sezonit turistik janë shtuar edhe burimet njerezore në sportele. Se shpejti, Xhelili tha se pagesat mund të behen edhe në sportelet e Postës, ndersa aktualisht paguhen në dy banka, ndersa tha se qytetaret mund të marrin informacionin për situaten e tyre edhe në web-in dhe faqen e Ujesjellesit në “Facebook”.
Xhelili tha se edhe stasionet e pompimit të ujerave të zeza janë në gatishmeri, ashtu sikunder do të jënë në funksion për sezonin turistik edhe Impiantet e Perpunimit të Ujerave të Ndotura të Vlorës dhe Orikumit.