Një ‘vrapim’ në kohë për të kujtuar transformimin e Vlorës, Himarës, Dhërmiut, Vunoit, Jalës që ky sezon turistik i gjen me infrastrukturë të re, hapësira të gjelbra dhe atraksione të shtuara për turistët.
Projektet që po mbështet qeveria shqiptare për rijetëzimin e fshatrave historikë në jug të vendit si dhe investimet në modernizimin e infrastrukturës urbane në qytetin e VLorës, synojnë të ndihmojë në hapjen e vendeve të reja të punës, rritjen e të ardhurave dhe zhvillimin e ekonomisë lokale në zona të përcaktuara në jugun të Shqipërisë, i njohur si destinancioni kryesor turistik me potencial të jashtëzakonshëm për rritjen turizmit dhe ekonomisë së vendit.
Projekti synon të përmirësojë infrastrukturën urbane, të shtojë vlerën e aseteve turistike, si dhe të forcojë kapacitetet e institucioneve për të mbështetur turizmin në nivel lokal.
Rikualifikimi i shtëpive në fshatrat e Himarrës, Vunoit, Dhërmiut e Jalës
Rikualifikimi i shtëpive në fshatrat e Himarës, Vunoit, Dhërmiut e Jalës është pjesë e projekteve të integruara që qeveria shqiptare nëpërmjet Fondit Shqiptar të Zhvillimit po zbaton në Bashkinë e Himarës, me financim të qeverisë shqiptare dhe Bankës së Këshillit të Europës.
Fshatrat tradicionale të rajonit jugor formojnë një shprehje unike të arkitekturës popullore amtare, të dallueshme nga siguria e tyre.
Në mënyrë, që të mbrohet dhe promovohet kjo trashëgimi e çmuar, fondet do të jenë në dispozicion për ”programin e Çative dhe Fasadave”, për të përmirësuar kushtet për ruajtjen e kësaj trashëgimie të rëndësishme kulturore dhe për të siguruar që vlera e kësaj pasurie unike, është e njohur si një mjet për zhvillimin ekonomik.
Objektivi i restaurimit është t’i kundërvihet shkatërrimit dhe/ose braktisjes së shtëpive tradicionale, në favor të strukturave të reja të panjohura
Ballkoni panoramik është atraksioni më i ri turistik që i shtohet qytetit të Vlorës.
I pozicionuar pranë zonës së Ujit të Ftohtë, Ballkoni i Vlorës është i orientuar nga perëndimi dhe prej aty çdo vizitor ka mundësinë të ketë një pamje të plotë të Lungomares dhe të gjithë gjirit të Vlorës.
Pas përfundimit të projektit ‘Lungomare’, rikonstruksionit të ‘Transballkanikes’, unazës së qytetit, rrugës ‘Dhimitër Konomi’ dhe shesheve publike, Fondi Shqiptar i Zhvillimit është duke zbatuar projektin e rikonstruksionit të bulevardit “Ismail Qemali” dhe rikonstruksionin e rrugës së Kaninës.
Ndërkohë është drejt përfundimit rruga e Pyllit të Sodës, që e transformon këtë zonë dikur të lënë pas dore në një në një hapësirë të re turistike.
Ky projekt do të ruajë burimet e mrekullueshme natyrore të Shqipërisë dhe pasurinë e saj të çmuar kulturore duke e bërë turizmin më konkurrues
Investimet e projektit do ta bëjnë më tërheqëse jugun e vendit për vizitorët dhe investitorët privatë, si dhe do të rrisin mundësitë e njerëzve për të gjeneruar të ardhura. Përfituesit kryesorë janë banorët e këtyre zonave dhe turistët, të cilët do të përfitojnë në mënyrë direkte nga shërbimet e përmirësuara të infrastrukturës urbane dhe ato turistike.