Loading...

Rikthimi i Izet Haxhisë, dy deklaratat e forta të Berishës ndaj Haklajve

Rikthimi i Izet Haxhisë në Shqipëri dhe kërkesa për rihapje të dosjes Hajdari pritet të trondisë sërish klasën politike shqiptare, e cila fsheh shumë sekrete të ngjarjeve të bujëshme në dhjetëvjeçarin e parë të pluralizmit në Shqipëri.

Rikthimi i Haxhisë është parë edhe si kërcënim direkt ndaj Berishës nga vetë Edi Rama, ndërkohë lideri demokrat ka akuzuar vazhdimisht ish-badigardin e tij se në bashkëpunim me Haklajt janë kryer vrajen e Hajdarit.

Ndryshe nga Haxhia, Berisha ka qenë i kursyer në deklaratat ndaj Haklajve, të cilët për vite me radhë i “mohuan” shkuarjen e tij në vendnlindje për shkak të raporteve problematike mes tyre pas vrasjes së Shkëlqim Haklajt në janar të vitit 1998, për të cilën ata akuzonin direkt liderin demokrat.

Megjithatë, Berisha ka bërë dy deklarata të bujshme për t’a duke i akuzuar si fisi që përgjaku Tropojën dhe se i kishin bërë pritë në këtë qytet për t’a vrarë.

“Mua më kanë bërë pritë, por nuk ndalova dhe vazhdova mitingun”, është shprehur më parë Berisha duke vijuar: Këta vranë Tropojën, vranë njerëz të pafajshëm që nuk kishin asnjë lidhje, përveçse kishin përkatësi të partisë Demokratike, studentë të dhjetorit, Naim Dizdari, Abdyl Matoshi.

Mbetet për t’u parë se çfarë do të kërkojë konkretisht Izet Haxhia për rigjykimin e dosjes Hajdari dhe nëse do të thirren të gjithë dëshmitarët, njëri prej të cilëve është pikërisht Sali Berisha, shkruan Albeu.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com