Loading...

Dallku rrëfehet për ukrainasit: Ky është problemi i madh i Shqipërisë…

Ish-lojtari i Kombëtares shqiptare, Armend Dallku, dha një intervistë për mediet ukrainase në lidhje me ecurinë e Shqipërisë. Ai ka dalë shumë i zhgënjyer nga humbja kundër ekipit mik, por mbetet me këmbë në tokë. Kosovari që luan ende për Prishtinën mendon se skuadra kuqezi ka shumë probleme që vijnë nga metoda e punës së trajnerit Christian Panucci e deri te lojtarët e rinj që nuk janë shumë cilësorë.
– Armend, cili ishte çelësi i suksesit të skuadrës ukrainase?
– Mendoj se si skuadër kanë luajtur më shumë bashkë. Përveç kësaj, niveli i lojtarëve të Ukrainës është më i madh, Shqipëria luante për herë të parë me një rreshtim të tillë. Shumë pjesëtarë të ekipit nuk kanë eksperiencë për ndeshje të tilla. Ndodhi e njëjta gjë si në ndeshjen me Kosovën, në të cilën shqiptarët humbën gjithashtu. Të pësosh 7 gola në dy ndeshje është shumë. Edhe pse në miqësore rezultati nuk është prioritet. Lojtarët që janë pjesë e kombëtares duhet të mundohen gjithmonë të tregojnë cilësitë e tyre më të mira, të luajnë në maksimum. Është e qartë që shumë kishin pas krahëve një sezon të vështirë, por kjo nuk duhet të shërbejë si justifikim për dy humbje të mëdha.
– Ukrainasit i shënuan të gjithë golat në qendër…
– Kjo tregon edhe një herë klasin e lojtarëve të kombëtares tuaj. Shumë futbollistë të Shqipërisë nuk kanë luajtur rregullisht me klubet e tyre, dyshja e qendrës nuk kishte luajtur në këtë lloj kombinimi më parë. Pastaj kishte probleme në krahun e majtë të mbrojtjes gjithashtu. Jarmolenko është i vështirë të ndalet dhe kur kombinonte me Butko, ishte e vështirë t’i rezistoje dominimit të Ukrainës.
– A është Ukraina shumë më e fortë se Shqipëria?
– Po, niveli i kampionatit ukrainas është më i lartë se në Shqipëri. Dhe ndeshja e fundit tregoi se është e vështirë për të rinjtë shqiptarë që të përballen me lojtarë si ata që ka Ukraina.
– Pas dy humbjesh të tilla, a është tronditur pankina e Kristian Panuçit?
– Mendoj se po, pavarësisht faktit se ai ka një kontratë afatgjatë, shumë njerëz janë të pakënaqur me metodën e tij të punës dhe nuk mund të thuhet se gjithçka në skuadër po rrjedh qetësisht.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com