Loading...

Itali, arrestohet bosi shqiptar i trafikut të droges në Europë!

[sgmb id=”1″]

Policia italiane ka arrestuar 47 vjecarin shqiptar me inicialet H.Z iu cili konsiderohet të jetë bosi i trafikut të drogës në Europë. 

Shtetasi shqiptar dhe një korrier u arrestuan dhe iu sekuestruan në Ozimo rreth 2.5 kilogramë kokainë të pastër 

47 vjecari shqiptar me inicialet H.Z është arrestuar nga policia italianë në Ozimo pasi konsiderohet të jetë “bosi” i një organizate trafiku droge italo-shqiptare.

Mediat vendase kanë publikuar fotografi të momentit të arrestimit. Shqiptari si dhe një korrier droge, italian, kishin me vete në momentin e arrestimit rreth 2.5 kg kokainë të pastër. Korrieri i drogës që furnizonte organizatën kriminale, një italian me iniciale B.R., 65 vjeç është ndaluar nga efektivët gjatë natës së dy ditëve më parë teksa lëvizte me një automjet tip “Fiat Croma” në autostradën, në Modena.

Në automjetin që vinte nga Roterdami i Holandës, u gjetën të fshehura dy paketime, brenda së cilave ishin 2.5 kg kokainë e pastër, e mbështjellë me celofan. Droga ishte fshehur në sediljen e pasme. Lënda narkotike, së bashku me automjetin u sekuestruan. I arrestuari ka evituar kontrollet doganore në kufi me Belgjikën, Luksemburgun, Francën dhe Zvicrën, shkruan ABCNews.

Droga, me vlerë 400.000 euro, ishte parashikuar të ndahej në doza të vogla në banesën e korrierit italian. Në të njëjtën kohë, u arrit të identifikohej dhe u arrestua në komunën Jesi të Ancona-s edhe shqiptari, koka e organizatës së drogës. 47-vjeçari H.Z., pa një vendbanim fiks në Itali, i martuar, ka precedentë të mëparshëm. Leja e tij e qëndrimit në shtetin fqinj ishte e rregullt, ndërsa raportohet se shqiptari rezultonte i papunë. Ai u gjurmua mëngjesin e së enjtes dhe u ndalua në rrugën “Erbarella”, teksa lëvizte me një makinë. 

Automjeti u bllokua dhe 47-vjeçari u zbrit nga efektivët, të cilët e prangosën në rrugë nën akuzën e posedimit dhe importimit të substancave narkotike me qëllim shitjen, e kryer në bashkëpunim. Në kuadër të aksionit, agjentët kontrolluan në një banesë në Punta Marina Terme, Ravenna, e një të afërmi të të arrestuarit. Pikërisht në atë banesë, H.Z. kishte fjetur një natë më parë. Në dhomën e gjumit të banesës, të fshehura nën dyshek, u gjetën 10.6000 euro të cilat u sekuestruan, pasi dyshohen se vijnë nga trafiku i drogës.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com