Është një turizëm ekologjik dhe i pavarur nga rrugët, thyerjet gjeografike të terrenit apo distancave të përshkuara.
Turizmi me biçikleta po futet gjerësisht në vendin tonë dhe po praktikohet nga të rinjtë.
Këtë mundësi e japin edhe rrugët e asfaltuara apo shtigjet e hapura posaçërisht për këtë lloj turizmi sidomos në Parqet tona Kombëtare.
Ka nisur në qytetin e Shkodrës në rrugët dhe fshatrat rreth qytetit si Shiroka, Zogaj, Velipojë për t’u ngjitur drejt lartësive të Shalës dhe Thethit.
Në këto zona, në vitin 2014 u hapën edhe shtigje të posaçme për turizmin me biçikleta.
Më shumë e praktikonin çekët e polakët si turizëm aventure e më pas edhe vendasit.
Sot, në të Gjitha Parqet Kombëtare janë hapur shtigje për turizmin e biçikletave si në Parkun e Llogarasë, atë të Shebenik-Jabllanicës,Thethit, të Divjakës, Lezhës etj.
Sezoni veror është më i përshtatshmi për këtë lloj turizmi dhe më i preferuar mbetet në Zonën e Mbrojtur të Shkodrës ku biçikleta si një mjet tradicional i lëvizjes, shfrytëzohet sot si mjet sportive transporti në terrene të vështira.
Turizmi i biçikletave është bërë i preferuari për aventurierët e natyrës. /n.lena/ /a.g/ATSH