Loading...

Arrestohet per trafik droge vellai i ish-deputetit socialist!

[sgmb id=”1″]

Burime nga policia kanë bërë me dije për ‘Gazeta Express’ se është vënë në pranga ditën sotme një nga biznesmenët më të rëndësishëm në Elbasan.

Një burim i tha ‘Gazeta Express’ se është arrestuar Edmond Stafa, pronar i hotel bar restorant Skampinit, një nga hotelet më të njohur në Elbasan, i cili ndodhet në zonën e Kalasë, ku është shumë i frekuentuar nga njerëz të njohur.

Po ashtu, të njëjtat burime saktësojnë se Stafa është prangosur në ambientet e lokalit të tij.

Biznesmeni mësohet se është i dënuar për trafik ndërkombëtar droge, dhe arrestimi i tij është bërë me qëllim ekstradimin.

Edmond Stafa është vëllai i ish-deputetit socialit në Elbasan, Bukurosh Stafës, i cili njihet për influencën e tij në këtë qytet.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com