Mbrëmja e së shtunës ka dhuruar emocion për dashamirësit e boksit pasi në Mynih të Gjermanisë, Gjetan Keta është rikthyer në ring pas një pushimi të gjatë një vit e gjysëm. Përballë Gjetanit ishte Kolumbiani 27 vjeçar Devis Caseres me 24 fitore nga të cilat 19 me k.o . Raundi parë ishte disi i qetë ku të dy studiuan stratejikë taktikat. Roundi i dytë shfaqet disi superioriteti Ketës por shohim Kolumbianin teksa rivalizon. Raundi i tretë ishte I bukur, shumë taktik nga ana e kolumbianit ndërkohë Keta provon të grushtojë më shumë.
Gjetani kërkon një taktik insider ndërsa Caseres Outsider e kjo e vështirëson më shumë këtë përballje. Fillimi i raundit të katërt vjen më i fuqishëm për shqiptarin, i cili fiton më shumë pikë me goditjet e tij. Ndërkohë Caseres shfaqet gjatë gjithë kohës më shumë taktik sesa përdorues i forcës. Në raundin e pestë ndeshja shkëputet për pak pasi kundërshtari pëson një dëmtim në këmbë si pasojë e një rrëshkitje. Gjetani tenton të afrohet vazhdimisht drejtë kundërshtarit kur e grushton por kolumbiani di të mbrohet mirë.
Në fund të këtij raundi Keta u shfaq superior teksa e bombardoi kundërshtarin me goditje. Raundi i gjashtë mbyll këtë përballje me k.o për Gjetan Ketën, një ndeshje e vështirë por që u superua gjatë gjithë kohës nga boksieri Shqiptar. Ndërkohë në këtë event është ndeshur edhe ish kampion i Gjermanisë Ferit Keta i cili fitoji me k.o teknik në raund të 3, kujtojmë se boksieri ka 10 fitore ndër të cilat 7 me k.o teknik.