Loading...

Marrveshja PS-PD : Meta,do te kete surpriza!

[sgmb id=”1″]

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, ka deklaruar sot për mediat se ndihet më i lehtësuar që më në fund zgjedhjet dhe demokracia në vend nuk janë më në buzë të greminës; përkundrazi, me mbajtjen e zgjedhjeve bashkë me opozitën padyshim që do të ketë edhe surpriza.

I pyetur nga gazetarët se çfarë nënkupton me surprizë, Meta tha: “Demokracia është surprizë, zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë surprizë! Zgjedhjet e njëanshme nuk janë surprizë!”

Dua të shpreh se jemi më të lehtësuar se dy ditë më parë kur zgjedhjet dhe demokracia në vendin tonë ishin buzë greminës dhe dua të falenderoj ata faktorë, veçanërisht BE dhe SHBA dhe aktorët e tjerë brenda vendit që dhanë kontributin e tyre për të mbajtur zgjedhje gjithëpërfshirëse në mënyrtë që shqiptarët të shkojnë të qetë drejt nëj procesi me stadarte europiane ashtu siç e meritojnë.

Besoj se kjo është mjaft e rëndësishme për qytetarët dhe për të gjitha ato që ata meritojnë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com