[sgmb id=”1″]
Në orët e vona të së enjtes rreth orës 23:45 në aksin rrugor Skelë-Ujë i Ftohtë, pranë shkollës së Marinës ka marrë flakë një automjet tip “Ford Fusion” i cili ka qenë i parkuar.
Zjarrfikësja ndërhyri për shuarjen e flakëve të zjarrit por automjeti u dogj i tëri. Pronari i makinës së djegur nuk ndodhej në automjet në kohën që mori flakë.
Nga hetimet paraprake të kryera nga grupi hetimor dyshohet se flakët janë shkaktuar qëllimisht. Në vendin e ngjarjes pra në aksin rrugor Skelë-Ujë i Ftohtë pasditen e së enjtes rreth orës 19:00 u dogj më parë edhe një automjet tjetër.