Loading...

Media në zi, ndërron jetë papritur gazetari i njohur shqiptar (Foto)

Mëngjesin e kësaj të diele është ndarë nga jeta një veterani i gazetarisë dhe aktualitetit, Shemsedin Preteni – Shemi. Për rastin e ndarjes nga jeta të gazetarit vushtrias, kanë bërë të ditur familjarë të Pretenit.

Mësohet se Preteni ndërroi jetë pas një sëmundje nga e cila po trajtohej në një spital në Gjermani. Preteni dikur ka ushtruar edhe detyrën e zëdhnësit të Komunës së Vushtrrisë.

Ndërkohë në një reagim të saj pas lajmit të hidhur Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Xhevahire Izmaku ka ndarë emocione pikëllimi pas vdekjes së mikut të saj, gazetarit vushtrrias Shemsedin Preteni.

Ajo ka kujtuar se me Pretenin kishin ndarë goxha ide së bashku, njofton Klan Kosova.

Për më shumë ja dedikimi i plotë i Deputetes Izmaku: ”Familjarë dhe miq te gazetarit veteran dhe bashkevendasit tone Shemsedin Preteni! Lajmi per vdekjen tende na trishtoi mengjesin e sotem! Sa shume dite pune e ide kemi ndare bashke!

Ende heret ike dhe ky lajm do t’i piklloje shume njerez sot! U prefsh ne paqe Shem! Vushtrria te kishte veteran te gazetarise! Ngushllime Vushtrri!”.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com