Loading...

Marrëveshja Rama-Basha, caktohen emrat ministrave dhe drejtorëve teknikë nga opozita.

[sgmb id=”1″]

Caktohen emrat që do të zëvendësojnë postet ministrore dhe drejtorëve që kryeministri Edi Rama lëshoi në bazë të marrëveshjes me kreun e PD-së Lulzim Bashën.
Burime për Shqiptarja.com bëjnë të ditur se emrat e ministrave të rinj do të bëhen publik së shpejti dhe do të votohen në seancën e jashtëzakonshme parlamentare që do të mblidhet ose të hënën e ardhshme.

Emrat do të votohen në seancën e jashtëzakonshme parlamentare që do të mblidhet ose të hënën ose të enjten e ardhshme.

Duket se Basha dhe Rama kanë pasur një dakortësi që ditën e djeshme pasi listat tashmë janë hartuar me emrat përkatës.

Sipas marrëveshjes Rama-Basha, ikin 6 ministra aktuale, vijnë 6 ministra teknike si dhe 5 drejtorë.

Postet qe zëvendësohen me poste teknike

-Zv.Kryeministër, teknik

-Ministri i Brendshëm, teknik

-Ministri i Arsimit, teknik

-Ministri i Shëndetësisë, teknik

-Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, teknik

-Ministri i Financave, teknik

-Ministri i Drejtësisë, teknik

-Drejtori i OSHEE

-Drejtori i Përgjithshëm i Aluiznit

-Drejtori i Përgjithshëm i Hipotekave

-Drejtori i pergjithshem i Burgjeve

-Drejtori i pergjithshem i Agjensisë së Zhvillimit Bujqësor e Rural

Kandidaturat e mësipërme do të jenë propozim i opozitës.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com