[sgmb id=”1″]
PS dhe PD pritet të dalin më të fituarat nga marrëveshja Rama-Basha, ndërkohë që LSI, PDIU, PAA si edhe partitë e tjera të vogla rikthehen në situatën e zgjedhjeve të vitit 2009 pas marrëveshjes Berisha-Rama për ndryshimin e Kodit Zgjedhor në prill 2008.
Madje, duke qenë se nuk kanë mundur as të hyjnë nëpër koalicione, situata partitë e vogla duket edhe më e keqe pasi do të duhet të marrin më tepër vota për të siguruar një mandat.
Por, si paraqitet gjendja e partive për çdo qark duke iu referuar votave të marra në zgjedhjet e vitit 2013″>2013? Referuar këtyre zgjedhjeve, lufta parashikohet të jetë e fortë në qarqet e mëdha si Tirana, Durrësi, Elbasani dhe Fieri ku partitë ndahen me pak vota për një mandat.
Pritet që PS të marrë 71-72 mandate, PD të kapë kuotën e 51-53 mandateve, LSI të vërtitet në rreth 14-15 mandate, PAA mund të marrë 1 mandat, po ashtu edhe PDIU-ja.
Situata në qarqe
Berat dhe Dibër
Në Qarkun e Beratit rezultati nuk ndryshon në raport me atë të 2013″>2013, pavarësisht se të gjitha forcat do të konkurrojnë në këto zgjedhje më vete. Kështu në rast se ato do të arrijnë të ruajnë të njëjtin numër votash si 4 vite më parë do të merrnin sërish, PS 4 mandate, LSI 2 dhe PD 1, shkruan “Mapo”.
Në Berat PD i duhen afro 2500 vota të tjera për të marrë mandatin e dytë. Në këtë rast, ajo që do të humbiste është PS e cila merr vetëm 3 deputetë. Edhe Qarku i Dibrës nuk sjell ndryshime, pasi PD do të merrte sërish 3 mandate, PS do merrte 2 dhe LSI 1.
Durrës dhe Elbasan
Qarku i Durrësit sjell një pamje interesante, pasi barazon me deputetë dy forcat kryesore, PS dhe PD të cilat do të merrnin nga 6 mandate, ndërkohë që LSI do të merrte 1 deputet. Në bazë të të dhënave të 2013″>2013, 1 mandat duhet ta marrë edhe PR, e cila në zgjedhjet e 2013″>2013 kandidoi në këtë qark Agron Dukën.
Nisur nga fakti se Duka ka tashmë një forcë të vetën politike ky mandat mund t’i kalojë PAA-së. Në Qarkun e Durrësit Partisë Socialiste i duhen 654 vota të tjera për të marrë mandatin e 7-të.
Në këtë rast mandatin do e humbasë PD, e cila në këtë qark do marrë vetëm 5 mandate.
Ndërkohë që vlen të theksohet se edhe në këtë zonë LSI nuk e diskuton mandatin e saj. Në Qarkun e Elbasanit duke iu referuar sërish rezultateve të 2013″>2013, PS do të merrte 8 mandate, PD merr 4 dhe LSI merr 1 mandat. Në këtë qark mandate arrin të marrë edhe PDIU. PD arrin të marrë mandatin e 5-të në këtë qark, vetëm nëse do ketë një rritje me afro 2 mijë vota.
Fieri dhe Gjirokastra
Në Qarkun e Fierit në bazë të votave të 2013″>2013-s dhe në kushtet kur nuk do ketë koalicione PS arrin të marrë e vetme plot 9 deputetë, PD 5 dhe LSI 2. Në këtë Qark gara bëhet interesante pasi me vetëm 240 vota PDIU mund të marrë një mandat deputeti.
Kjo do të sillte për pasojë që këtë mandat ta humbiste PD, e cila nga 5 do të shkonte në 4 mandate. Ndërkohë që në rast se LSI do të ketë një rënie të votave me afro 2 mijë vota do të humbiste 1 prej mandateve të saj.
Ky mandat do t’i kalonte PDIU-së pavarësisht nëse kjo e fundit do të kishte rritje votash apo jo. Nga ana tjetër, PS me rezultatet e 2013″>2013-s pavarësisht se nuk garon në koalicion do t’i ketë të sigurt 9 mandate, çka do ta bënte Gramoz Ruçin sërish deputet, pavarësisht faktit se ai preferoi të renditej i nënti në listën shumemërore të këtij qarku. Në Qarkun e Gjirokastrës PS do arrijë të marrë 3 deputetë dhe PD dhe LSI nga 1 mandat.
Në këtë qark situata është më e qartë se në çdo zonë tjetër zgjedhore. Kjo pasi këto raporte mandatesh është shumë e vështirë të ndryshojnë. PS do duhej të humbiste afro 4 mijë vota në raport me 2013″>2013 që të humbiste mandatin e 3-të. Ndërkohë që LSI edhe në këtë qark rezulton që mandatin e vet ta ketë të sigurt.
Korça dhe Kukësi
Në zonën zgjedhore të Korçës rezultati ndryshon në raport me 2013″>2013 vetëm sa i përket ndikimit që ka sjellë ndryshimi i hartës elektorale. Pra PD për shkak të pakësimit të numrit të mandateve si qark do të marrë 1 mandat deputeti më pak në raport me 2013″>2013, duke shkuar nga 5 në 4 mandate, ndërsa PS do të marrë 6 mandate.
Ndërkohë që LSI e ka të sigurt edhe në këtë qark mandatin e vet. Për të ndryshuar ky raport mandatesh duhet të ketë ndryshime votash që shkojnë në mbi 3 mijë për secilën forcë.
Sa i përket situatës në qarkun e Kukësit rezultati nuk pritet të sjellë surpriza veç ndryshimeve që ka sjellë ndryshimi i hartës elektorale. Kështu PD do marrë 2 mandate dhe PS 1.
Lezha dhe Shkodra
Në Qarkun e Lezhës PD dhe PS duke iu referuar rezultateve të 2013″>2013 marrin sërish nga 3 mandate, ndërsa LSI merr edhe ajo 1 mandat. Edhe në këtë qark rezultati do jetë shumë i vështirë për t’u ndryshuar.
Kjo për vetë faktin se PD do duhet të marrë edhe afro 4 mijë vota më shumë se në 2013″>2013 që të marrë mandatin e pestë. LSI duhet të humbasë gati 1 mijë vota në krahasim me 2013″>2013 që të rrezikojë mandatin e saj në këtë qark. Në zonën zgjedhore të Shkodrës ajo që humbet në raport me 2013″>2013 është PS, kjo për vetë faktin se mosdalja në një koalicion bën që PD nga 5 mandate që mori në 2013″>2013 të marrë tani 6 mandate.
Këtë mandat e humbet PKD e cila në zgjedhjet e shkuara kandidoi në një koalicion me PS-në. Por rezultati në këtë zonë zgjedhore mund të ndryshojë lehtë në favor të PS-së. Socialistëve do t’u duhen që si forcë të marrin edhe 200 vota më shumë se në 2013″>2013. Në këtë rast mandatin ajo do ia merrte PD-së.
Tirana dhe Vlora
Në bazë të rezultateve të 2013″>2013 dhe në situatën që ka krijuar marrëveshja e djeshme PS-PD, Qarku i Tiranës do të sillte një rezultat pozitiv për socialistët.
Ata nga 16 mandate që arritën të marrin në 2013″>2013 në situatën aktuale me të njëjtat vota do të merrnin 18 mandate.
Ndërkohë PD do të siguronte mandatet që mori si koalicion në 2013″>2013, pra 13. LSI do arrinte të merrte sërish 3 deputetë. Partia Republikane në bazë të rezultateve të 2013″>2013 nuk arrin të marrë dot asnjë mandat. Asaj do t’i duheshin 550 vota më shumë.
Ndërkohë që FRD që të marrë një mandat do të duhet të marrë 1100 vota më shumë se 4 vite më parë, ndërsa PDIU-së i duhen afro 2 mijë vota.
Në të gjitha këto raste mandatin do e humbiste PS. Në Vlorë PS do të siguronte 8 mandate, PD 3 dhe LSI 1 mandat. Pra siç shihet Rama do të zgjidhej sërish deputet, pavarësisht se është renditur i shtati në listën shumemërore të këtij qarku.