Në të “shtatat” e protestës së 26 majit
Shkruan: Memo Aliaj
Pasi nuk gjizosi dot gjë as me video-klipin e sajuar të Babales, as me sajesën se disa kriminelë nga Kruja, i kishin ofruar Babales nga Vlora 200 mijë euro për të përgënjeshtruar video-klipin, as me arratisjen e Babales në Kosovë nëpërmjet intenerarit të arratisjes së Mulit në Serbi në vitin 1991 dhe as me protestën anti-drogë të 26 majit, ku Mona shkoi me pantallona ngjyrë banane, “në të shtatat” e protestës së 26 majit, administratori i pallatit “SHQUP” Luli, sajoji përgjimin e Lulit!
Skenarët e Lulit për të bërë Lulin kryeministër, duket se qenkan mbështetur vetëm në modelin e përgjimeve, duke menduar se nëpërmjet kartës së përgjimit të tij, Luli do të ndez protesta masive popullore, paçka se më 26 maj nuk i shkuan pas… as anëtarët e mbetur të PD.
Mirëpo Luli paska vendosur që kauzën e tij për t’u bërë kryeministër, ta arrijë nëpërmjet betejës me përgjime.
Nëse ka një motiv për t’u marrë me Lulin, ky nuk është përgjimi, por përçmimi.
Mendimi se modeli “babale” do të jetë suksesi i tij në rrugën për t’u bërë kryeministër, Lulit i është përforcuar edhe nga përvoja e tij me përgjimin në Shtëpinë e Verdhë në Mat, e për më tepër me përgjiemt në Kosovë, kur shpërblehej mijëra euro për për “dosjet e zeza” që hartonte kundër luftëtarëve të UÇK, sipas udhëzimeve të shërbimit sekret serb, ku bënë pjesë edhe “gjysh Saliu”!
Aq i fiksuar është Luli pas modelit të përgjimeve, sa ka nisur t’i besoj edhe vetë, duke dyshuar se mos e përgjon edhe vjehrra, për të zbuluar se mos pi cigare pa lejen e gruas!
Këto fakte e histori përgjimesh me referencë suksesin e përgjimit të Babales, duket se e kanë frymëzuar aq shumë Lulin, sa e përmend atë si “model pune” dhe nuk heq dorë nga përgjimet, duke u bërë personazh i shprehjes popullore: “Bëmë… Babale të të ngjajë”./Pamfleti