Në ambientet e jashtme të një lokali në Sarandë, një i ri ka mbetur i plagosur pas mesnate. Sipas policisë ai është 31-vjeçari me iniciale A.R, banues në Konispol.
Informacioni paraprakMë datë 02.06.2018, rreth orës 03:10, në lagjen ”Nr.1”, jashtë ambienteve të një lokali është plagosur në shpatull me armë zjarri, (me një plumb rikoshetë) shtetasi A.R., 31 vjeç, banues në Konispol, (aktualisht jashtë rrezikut për jetën).Është sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 predhë fisheku pistolete dhe 1 automjet BMW i cili dyshohet se mund të jetë i autorit.Për arsye hetimore nuk bëhen të ditura të dhëna të tjera.Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit.