Loading...

Grama : “Biblioteka në gur” brenda një gjirit të vogël buzë detit Jon, në jugperëndim të gadishullit të Karaburunit

Grama është një bibliotekë guri. “Biblioteka në gur” është brenda një gjirit të vogël buzë detit Jon, në jugperëndim të gadishullit të Karaburunit. Nëpër shkëmbinjtë e këtij gjiri gjenden mbishkrime të gdhendura e vizatime të kohëve të hershme e të mesjetës. Duhet përmendur që këtë vend e ka eksploruar Moikom Zeqo. Përpara Moikom Zeqos këtë vend e ka eksploruar studiuesi i madh Ugolini. Dhe Baldaci dhe Piro Marcone, drejtori i institutit albaneologjik të Napolit kanë zbërthyer mbishkrimet. Ato janë të shekullit IV-IIV para erës sonë. Ka lutje të njerëzve ndaj perëndive për t’u mbrojtur nga furtunat e detit. Në gji ankoroheshin anije nga furtunat, nga sulmet që ndodhnin. Por aty janë marrë dhe gurë për ndërtimin e Durrahut, pasi Grama asokohe ka shërbyer edhe si gurore. Po të bësh një paralelizëm, ndoshta në miniaturë, gurët aty janë si piramidat e Keopsit. Ka dhe emra skllevërish, ilirësh të cilët kanë punuar dhe kanë vënë emrat në to. Por është edhe një perandor që ka udhëtuar nga Kostandinopoja për në Romë. Ka lënë mbishkrimin e tij duke treguar se si e zuri furtuna dhe si u strehua aty. Madje është edhe një Papë që ka qëndruar aty në shekullin XV. Të gjitha këto mbishkrime janë mjaft interesante dhe janë një pasuri mjaft e madhe që tregon jetën e banorëve të asaj zone në atë kohë.

Rezultate imazhesh për foto plazho grames

Imazh i ngjashëm

Imazh i ngjashëm

Imazh i ngjashëm

Rezultate imazhesh për foto plazho grames

Rezultate imazhesh për foto plazho gramesRezultate imazhesh për foto plazho grames

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com