Loading...

Bastisën prokurorinë e Durrësit, flet vëllai i njërit prej të arrestuarve: Është i pafajshëm, shikoni kamerat

Mëngjesin e 24 majit dy persona bastisën zyrat brenda prokurorisë e Durrësit, Ditën e  sotme vëllai i Besnik Bushit, Dilaveri në një intervistë në News 24 konfirmoi atë që tha vëllai në sallën e gjyqit. Ai pretendon se Besniku është i pafajshëm dhe nuk ka lidhje me ngjarjen.

“Natën e bastisjes së prokurorisë unë im vëlla e dy persona të tjerë kemi qenë në bregdetin e Kavajës duke gjuajtur peshk. Merrni kamerat e sigurisë së hotel “Gjermanisë” verifikojeni e mos mbani njerëz të pafajshëm në burg. Me drejtësi ai del vetë nga burgu. Të bëhet drejtësia mbi këtë çështje”- shton më tej Dilaver Bushi.

Familjen e ka pa bukë dhe pa drita se nuk kanë lekë të paguajnë as dritat. Besniku nuk e di cjanë kompjuterët e serverat fare. Një palë pinca për dritat ka mbajtur gjithë jetën në dorë. Në shtëpinë me qera është pa drita. Ka që nga Janari që nuk paguante dot qiranë se nuk kishte gjetur punë. Dy vajzat në shkollë, nuk ka familja për të ngrënë nënvizoi i vëllai. Familjarët kërkojnë drejtësi.

Më tej thuhet se siguria e Prokurorisë u thye nga tre persona identitetet e të cilëve janë; Besnik Bushi 54-vjeç, Artur Isa 49-vjeç nga Sukthi dhe Nias Lena roja që kishte 5 ditë që kishte filluar punë. Dy të parët akuzohen për vjedhjen memories elektronike të Prokurorisë, dhe bastisjen e zyrës së prokurorit Afrim Shehu dhe të një oficeri të policisë gjyqësore.

Në masën e sigurisë prokuroria si provë të vetme nxori 13 gjurmë gishtash të gjetura në sahatin e dritave dhe në derën e prokurorit Afrim Shehu. Motivi nuk është gjetur për asnjë prej të arrestuarve, po gjurme te një gishti unaze dhe një gishti te madh te secilit prej tyre janë gjetur.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com