‘’Ylli’’ i Argjentinës, Lionel Messi, dha një intervistë të gjatë para botërorit të Rusisë. Lojtari i Barcelonës foli në lidhje me karrierën e tij për mediet braziliane, më konkretisht për “Globoesportes”. E veçantë zgjedhja e tij duke parë që Argjentina dhe Brazili janë ‘’armiq’’.
‘’Pleshti’’ tregon se vendimi më i mirë që ka marrë në jetën e tij është qëndrimi te Barcelona. Intervista e tij tregon dhe detaje të tjera të rëndësishme nga jeta personale.
– Messi, cili ishte vendimi më i mirë që ke marrë në jetën tënde?
– Qëndrimi te Barcelona, kur situata ishte e komplikuar, për shkak të gjithçkaje që unë jetova prej distancës nga familja ime.
– Stadiumi më i mirë ku ke luajtur?
– Pa dyshim, “Camp Nou”.
– Ushqimi i preferuar i Lionel Mesit?
– Mishi argjentinas në zgarë.
– Goli më i mirë që ke shënuar ndonjëherë?
– Ai në finalen e Ligës së Kampioneve, kundër Mançester Junajtid, me kokë.
– Kush janë portierët më të fortë që je përballuar?
– Kam luajtur kundër shumë prej tyre, por mund të veçoj mbi të gjitha Buffon-in. Sigurisht që nuk mund të harroj Noeur, realisht i madh dhe fantastik. Ndoshta harroj shumë të tjerë, por këta janë dy nga më të mirët, gjithashtu edhe Casillas, pa dyshim…
– Cila është gjëja më e mirë që të ka dhuruar fakti i të qenit një lojtar futbolli?
– Të jem në gjendje të shijoj profesionin tim. Të bëj gjënë që ëndërroja dhe doja më shumë që kur isha fëmijë. Por mbi të gjitha, të isha në gjendje ta bëja aty, në stadiumet më madhështore të botës, ku ka shumë njerëz që të shohin ty.