Loading...

Humbja me Kosovën, Panucci vjen me surpriza në ndeshjen kundër Ukrainës

Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë nesër miqësoren e dytë kundër Ukrainës. Të besuarit e trajnerit Christian Panucci vijnë në këtë sfidë pas humbjes dërrmuese në vëllazëroren kundër Kosovës me rezultatin 3-0. Trajneri Italian premtoi se skuadra e tij do të bëjë autokritikë që në sfidën kundër ukrainasve.

Ndeshja do të luhet nesër, prej orës 16:00, në stadiumin e Evianit, në Francë. Numri një i stolit të Shqipërisë do të bëjë ndryshime të shumta në këtë takim, pasi do të provojë lojtarë të tjerë si në mbrojtje, por dhe në sulm.

Në portë do të luajë sërish si titullar Berisha. Mbrojtja do të pësojë ndryshime, pasi Veseli do të luajë në të majtë. Qendra përbëhet nga Xhimshiti dhe Mavraj, ndërsa në krahun e djathtë do të luajë Hysaj. Në mesfushë, me Qakën e dëmtuar, pritet që Sabien Lilaj ta nisë nga minuta e parë. Ai do të ketë para vetes Ramadanin dhe Ndojin. Roshi do të luajë në të djathtë, ndërsa në krahun e majtë pritet Lenjani. Në sulm me shumë mundësi do ta nisë Balaj nga minuta e parë, por nuk përjashtohet mundësia që të jetë dhe Manaj si surprizë. I riu është provuar nga tekniku Panucci.

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë

Berisha
Hysaj Xhimshiti Mavraj Veseli
Lilaj
Ndou              Ramadani
Roshi                                     Lenjani
Balaj (Manaj)

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com