Loading...

[sgmb id=”1″]

Këto janë pamjet e frikshme të momentit kur një makinë hyri midis kalimtarëve në “Times Square,” në New York, duke vrarë një grua dhe plagosur 22 persona të tjerë.

Ndonëse fillimisht u dyshua për një akt terrorist, për shkak të ngjashmërisë me episode të tjera si ai në Nice, Francë, apo në Gjermani, policia ka raportuar se këtë herë nuk bëhet fjalë për terrorizëm.

Shoferi i makinës, i cili u arrestua menjëherë pas ngjarjes, është 26-vjeçari i quajtur Richard Rojas, veteran i marinës së ushtrisë amerikane, i arrestuar dy herë për drejtim automjeti në gjendje të dehur.

Rojas ka deklaruar se ai “dëgjoi zëra” në momentin e përplasjes. Ai gjithashtu tha se priste të vdiste pas kësaj.

Sipas “Reuters,” në momentin e arristimit, ai tha: Ju duhet të më kishit qëlluar! Unë doja t’i vrisja ata.”

Viktima e incidentit ishte një 18-vjeçare e quajtur Alyssa Elsman, e cila gjendej në New York për një vizitë me familjen e saj.

Motra e saj 13-vjeçare ishte gjithashtu ndërmjet të plagosurve.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com