1.
Aty ka shekuj të tërë gati,nga mesjeta që nuk dëgjohet më kambana. Dhe ndërsa pyet:përse kambana nuk dëgjohen në fshatë? Gati e thjeshtë përgjigja. Nuk ka kishë. Prandaj s’ka kambanë. Në esencë krishterimi është i hershëm në trojet ilire ku rreth kësaj teze mbështetemi te thënia:” Prej Jerusalemit e përqark në Iliri kam përhapur Ungjillin e Krishtit” (Rom. XV, 19).Ky është zëri, që vjen nga një prej apostujve Shën Pali ,që mendohet se pas dimrit të shkuar në Nikopoj,në vitin ‘65 , përpara ardhjes së verës , zbriti drejt trojeve ilire. Një tregues i rëndësishëm për besimin ndër këta troje ishte apostolik ,shprehen studiues. Ardhja e krishterimit në trojet ilire katërçipërisht e vërtetojnë objektet e kultit.
2.
Qishbardha është emri i kahershëm i një fshati në Vlorë. Etimologjia e emrit vjen nga fjala kisha e bardhë, që në gjuhën vendase shpesh fjala kishë shqiptohet qishë,kështu këtë emrëtim e gjënë këtë edhe në zonën e lumit deri sipër rrjedhjes së tij në Kuc.Cilat janë emërtimet si psh;” lisat e qishës”,”bregu i qishës”, etj. Në 29.5.1972 me vendimin Nr.213 mbi emërtimin e disa fshatrave Presidiumi i Kuvendit Popullor i Republikës Popullore të Shqipërisë me firmë të B.Klosit dhe H.Lleshit vendosi :.. III. Në rrethin e Vlorës:2. Fshati Qish- Bardhë emërohet fshati Sherishtë. Eqrem Çabej, thoshte se “emrat e vendeve janë më autoktonë e më të qëndrueshëm dhe më të lidhur me hapësirën e truallin, sesa emrat e personave që janë më të lëviz¬shëm e më të shtruar ndaj modës së kohërave”.
3.
Përse u emërtua ,për të thjeshtën arsye. Emërtimi Qishbardhë është emri i kishës së bardhë, që gjendet diku më tej dhe ngase regjimi e kishte shpallur vendin pa besime fetare dhe pa institucionet e saj si: kisha,xhami etj duke hequr fare fenë sigurisht do të ndryshonte edhe emërtimet. Feja ishte shpallur :”Opium për popullin”.Një luftë e tillë në horizonte po duket edhe sot,ngase ushtria e madhe e paganëve të përfaqësuar nga mediume gjoja të pavarura ,gazetarë,politikanë,profesor,studiues me të gjitha mjetet që u jep liria e shtypit janë ngritur në këmbë për të mos pranuar në shkollë një lëndë fetare.
Feja, thonë ata, bënë atë e këtë,sjell përçaje e çfarë nuk thonë o Zoti ynë i madh ti dëgjosh, sikur kjo kohë të ishte shkurti i vitit 1967. Përse “sovjetët e sotëm” i tremben vendosjes së një lënde fetare dhe se marrim me qetësi problemin,pra në fund të fundit çfarë mund të bëjë një lëndë e vetme në një sistem të tërë,arsimor përveçse kurrgjë. Nëse revolucionin antifetar të shkurtit 1967 e udhëhoqën komunistët ateistë, si duhet ta shpjegosh, që të djathtët apo mediume të tilla, po bien në një kurth të tillë,duke ju bashkuar zërave kundër ?
4.
Duke e lënë pas këtë shqyrtim kthemi te pjesa e kishës dhe mungesë së saj në fshatin me këtë emër. Nga varret e njëzetës dhe duke zbritur drejt fshatit. Dhe kur sot brenda tij objekti fetar është një xhami e quajtur xhamia Nur .E kanë ndërtuar besimtarët dhe kanë bërë mirë. Gjurmët e kishës që ka këtë emër gjenden përmbi kavën e gurit nëpër ca monopate thikë .Kisha e bardhë ka atje vetëm gjurmët e saj. Askush përveç arkeologëve nuk ka menduar se përveç besimit islam në këtë zonë rrallë gjen kishë,ndonëse ato qenë të parat që përhapën besimin fetar në këto troje jugore. Kemi të dhëna të tjera të sjella nga një ekspedite e Shkollës Doktorale të Institutit të Arkeologjisë drejtuar nga S.Mucaj në të cilën lexojmë:” Ja si e përshkruan fundin e qyteteve epirote (pra dhe të Qytezës së Armenit) historiani romak Tit Livi: “Në mëngjes ari dhe argjendi ishte grumbulluar, në orën e katërt (2 orë para drekës) iu dha shenjë ushtarëve për të plaçkitur qytetet. Pastaj u rrënuan muret e qyteteve të plaçkitura, të cilat ishin afro shtatëdhjetë.
Nga kjo datë e largët muret e shkatërruar kanë qenë pre e ndërtimeve të mëvonshme dhe së fundi me gurët dhe tullat e tij janë ndërtuar shtëpitë e fshatit. Në të njëjtën rrugë ka ecur dhe qyteza e periudhës helenistike në fshatin e Xhyherinës, që nga banorët quhet Kala. Sipas prof. Muçajt, më parë kjo nuk ka qenë në vëmendjen e kërkimeve në terren të arkeologëve dhe kjo për arsyen e thjeshtë se gurët e murit rrethues janë marrë deri në themelet e tij. “Përreth kësaj qyteze, me gurët dhe materialin tjetër arkitektonik janë ndërtuar shumë monumente të periudhave të mëvonshme. Midis tyre mund të veçohet një vilë romake dhe një kishë mesjetare në Kodrën e Beshos (Qishëbardhë), një termë romake poshtë mureve të qytezës, dy ura në përroin e Vllahinës, një vilë romake po në fshatin Peshkëpi, një kishë paleokristiane dhe një tjetër mesjetare në fshatin Risili, një kishë mesjetare në Xhyherinë dhe një tjetër në Qishbardhë. Me këto materiale janë ndërtuar dhe shumë banesa të tjera të periudhës romake dhe të antikitetit të vonë në këtë zone”. Në fshatin me emër kishe ,kisha ku mendohet se vuri kurorë Donika, nuk dëgjohen tingujt e kambanave. Ka një arsye do të pyesni:Arsye është e thjeshtë. Nuk ka kambanë,sepse kisha nuk ekziston .Gjurmët e kishës së vjetër ,ato janë gjenden larg dhe për më tepër për atje nuk ka udhë.Sot fshati me emrin e kishës ka në mes vetëm një xhami.Ja cfarë bashkëjetesë fetare kanë shqiptarët!
5.
Treva e Labërisë ku bëjnë pjesë fshatrat e lumit,ndër shekuj kanë qenë popullsi e krishterë.Po tu hedhësh një sy gjithë historikëve të këtyre fshatrave do të gjesh këtë fjali :feja e tyre ishte krishterimi,ose u bënë të krishterë,përqafuan krishterimin,ndërtuan kishë e manastire etj,etj. Nëse nisemi nga Kuci,fshat i rëndësishëm i Kurveleshit të poshtëm thuhet se në shek. IV Kuçi u përfshi në fenë e krishterë .Fshati ka rreth 20 kisha (gërmadha në territorin e tij, në lagje e fise, me emra shenjtorësh).Kush ka qenë në rrëzë të borshe duken dy lisë dhe gjurmët e kishës,vendasit u thonë:te lisat e qishës. Aktualisht sot në këtë fshat të njohur nuk ka asnjë objekt kulti. Madje në të gjithë këtë rrjedhë të lumit që zë fill në buronja,deri në Gjormë nuk ka një besim kulti ndërsa paganizmi duket se u është rikthyer edhe një herë në historinë e këtyre trevave. Fshatrat që kishin mbi 20 kisha, sot s’kanë asnjë objekt kulti,asnjë kambanë nuk bie
ditën për diell nëpër fshatrat e krishterë.
Nga vitet apostolike deri në vitin 731,shkruan Andrea Llukani, Kisha e Ilirisë Lindore ishte në varësinë e Vikariatit romak të Selanikut. Në fillim kryeqendër e Ilirikumit ishte Sirmiumi, i ndërtuar mbi lumin Savë. Në vitin 441, pas shkatërrimit të saj nga hunët, kryeqendra e Ilirikumit u zhvendos në Selanik. Mitropoliti i Selanikut kishte titullin Krye-episkop dhe varej nga Kisha e Romës. Në atë kohë Ilirikumi ishte në juridiksionin e pjesës perëndimore të Perandorisë Romake, kështu që edhe kisha e tij varej nga Kisha e Romës. Qendra të mëdha si Salona, Durrësi, Apolonia, Butrinti, Nikopoja etj, tërhiqnin vëmendjen e misionarëve të krishterimit. Edhe poeti P.Marko shkruan për priftërinjtë bazilian .Në shekullin XVII, më 1630, shkruan P.Marko,në Dhërmi priftërinjtë bazilianë që i kishte dërguar Papa në Himare, hapen të parën shkollë shqipe – seminar për priftërinj në gjuhen shqipe; kjo sipas raporteve që i dërgonin priftërinjtë braziliane papës. Më ka tërhequr vëmendjen një fakti, misionarët katolikë a bëjnë ndonjë përpjekje të paktën në këtë krahinë për të përhapur besimin katolik ,atë që kishin të parët e tyre,apo për të rihapur ndonjë kishë në këtë vatër të dikurshme të krishterimit thotë P.Marko.
6.
Ne jemi populli, që kemi shumë besime fetare. Kemi ngrehina kulti në trojet tona si:kisha,xhami,teqe, etj por, që në thelb mbetemi pagan dhe përpos kësaj për ti kënaqur të gjithë kemi edhe një ditë feste ,për paganët si është 14 Marsi. Ne ndër popujt më të vjetër të Ballkanit kemi pasur krishterimin si fe,përse nuk kemi të drejtë të studiohet në shkollë.Duke përfshirë fenë në arsim ajo do të ndihmojë për të ulur sasinë e krimeve të urrejtjes motive religjioze.Duke iu drejtuar fenë në shkolla është thelbësore për të mësuar dhe në mënyrë adekuate mund të pajisë me një lidhje të ndryshme të botës.Analfabetizmi fetar nuk është çelësi për një arsim të mirë-harmonishëm ngase kjo do të rrisë edukimin duke u mësuar atyre më shumë njohuri rreth feve të ndryshme nëpër botë. Nëse studentët do të funksionojë si qytetarë globalë dhe të jenë anëtarë të shoqërisë, ata do të duhet të kuptojnë ndikimin e fesë në histori, politikë, shoqëri, dhe kulturën. Nxënësit duhet të dinë faktet themelore fetare dhe duhet të jetë në gjendje të njohin diversitetin që ekziston në çdo sistem besimi ,që i rrethon. Studentët gjithashtu do të ndeshi në lloje të ndryshme të njerëzve gjatë gjithë jetës së tyre, dhe ata do të duhet të dini se si të merren me të dhe ta pranojnë atë.Studentët të cilët janë të mësuar në lidhje me fenë duket se kanë një zotërim më të mirë në realitet. Duke i lejuar ata që të ketë një koncept më të mirë për atë që po ndodh në botën rreth nesh që kanë të bëjnë me fe të ndryshme, kulturave dhe vlerave. Edukimi fetar është injoruar lehtë kur është fjala për ta mësuar atë në shkolla. Kur feja është sjellë në arsimin ne nuk duket ta injorojë atë, dhe nuk e vlerësojmë atë mënyrë që ne duhet. Nxënësit duhet të mësohen për fenë. Ajo mund të mësojnë atyre mënyra të vlefshme të të menduarit, të cilat mund të ndihmojnë ata gjatë gjithë jetës. Feja është një koncept kyç dhe ndihmon zgjerojnë njohuritë e njerëzve në lidhje me botën rreth nesh.