Dy ditë më parë një krimi i rëndë tronditi Italinë. Edhe këtë herë në qendër të ngjarjes ishte një familje shqiptare. Viktimë mbeti një 34 vjeçare e cila u vra nga burri i saj.
Ngjarja
Në foton më lart është Fjoralba Nonaj, 34-vjeçarja shqiptare që u vra në Itali nga bashkëshorti i saj maroken. Ajo u masakrua me thikë më 30 Maj në Seregno në provincën e Monza-Brianza. Gruaja shqiptare i kishte kërkuar divorcin bashkëshortit dhe nuk jetonte më me të.
Çifti ka edhe një djalë 5-vjeçar, i cili pa krimin e rëndë. Fjoralba dhe burri i saj ishin në makinën e këtij të fundit, pasi marokeni i kishte kërkuar që të takoheshin për të biseduar që të rikthyer bashkë.
Pas debateve të ashpra mes tyre, burri nxorri thikën që kishte marrë me vete dhe e goditi disa herë duke e lënë të vdekur. Në momentin e krimit, në makinë ishte edhe fëmija i tyre, i cili pa të ëmën t’i vritej para syve.
Autoritetet u lajmëruan nga një fqinj i 34-vjeçares Nonaj. Pavarësisht ndihmës që iu ofrua, ajo nuk mundi të mbijetonte. Kurse burri vrasës u vetëdorëzua në polici për krimin që kishte bërë.
Djali 5-vjeçar përsëriste vazhdimisht se “kishte parë babain që t’i vriste mamanë”. Ai po trajtohet me psikolog dhe për të do të kujdeset tezja e tij.