Loading...

Në qytetin ku Krimi bën ligjin, policia operacion ndaj papaqëve

Në një qytet vetëm muajin e shkuar janë vrarë disa persona e vendoset eksploziv, policia merret me papaqët.

Bëhet fjalë për Shkodrën, kryeqendrën e krimit në vend, ku policia nuk ka zbuluar asnjë ngjarje të rëndë.

Por këto ditë, uniformat blu të shkodrës kanë marrë një operacion ndaj…drejtuesve të karrocave me motor, pikërisht ambulantët që shesin mallrat e tyre me karroca jo thjesht u janë marrë mjeti i vetëm i punës. Por edhe janë arrestuar dhe paditur në prokurori si të ishin kriminelë.

Janë më shumë se 13 persona, të cilët përveç karrocës nuk kishin asgjë me të cilat mbajnë familjet.

Bashkia urdhëron policinë rrugore të bllokojë të gjithë ambulantët dhe “rrugorja” jo vetëm i bllokon, por i dërgon të gjithë në prokurori, ku shumica e tyre janë romë e egjiptianë.

Ndërkohë që në prokurori nuk ka shkuar ende asnjë prej vrasjeve mafioze që kanë tronditur qytetin, ndërkohë që të gjithë tregtarët i paguajnë gjobë mafia-s, por policia merret me…papaqët./Pamfleti

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com