Loading...

PD-PS përsërisin skenarin e 2008-s, si po goditet LSI para zgjedhjeve!

[sgmb id=”1″]

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike arritën për herë të dytë një marrëveshje të përmasave të tilla që pas 2008.

rama basha paktiNë vitin 2008, kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama dhe kryeministri në atë kohë Sali Berisha arritën një marrëveshje të shpejtë që çoi në ndryshimin e sistemit zgjedhor, nga maxhoritar në proporcional kombëtar, shkruan “Panorama”.

Dy partitë votuan në mënyrë unanime ndryshimet kushtetuese ndërsa LSI u shpreh kundër, pasi e denoncoi këtë sistem si mundësi për të asgjësuar politikisht këtë parti.

Edhe marrëveshja e sotme, e cila kishte javë që kërkohej nga kryetari i LSI-së Ilir Meta, si negociator për zgjidhjen e krizës, la një dritare hapur që dëmton partitë e tjera, përfshirë këtu dhe LSI-në.

Pamundësia për të regjistruar koalicione për zgjedhjet e 25 qershorit, i detyron partitë të garojnë më vete. Partitë e mazhorancës, që u regjistruan për zgjedhjet e 18 qershorit, me pakt mes tyre, nuk u regjistruan në një koalicion, sepse u përgatitën të garonin në zgjedhje pa opozitën, shkruan “Panorama”.

Më e dëmtuara nga kjo marrëveshje është LSI, e cila brenda koalicionit synonte të merrte më shumë se 20 deputetë që numëron sot.

Duke dalë më vete, LSI rrezikon të marrë gjysmën e tyre, ndërsa dy partitë e mëdha, PS dhe PD do të tentojnë të fitojnë më shumë mandate. I njëjti rrezik edhe për PDIU-në, apo PR dhe PAA, të cilët kishin shpresa për mundësinë e ndërtimit të koalicioneve me marrëveshjen e re politike.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com