Loading...

Shikoni një video të rrugës së re të Kaninës. Kushtoi 250 milion lekë !

Qershori që shënon nisjen e fluksit të vërtetë të pushuesve në brigjet e Jonit do ta gjejë Kaninën e Vlorës me një rrugë të rikonstruktuar. Aksi që sipas banorëve mban peng potencialet e zhvillimit të zonës, po rikonstruktohet me një fond prej 250 milion lekësh.

E cilësuar si ballkoni i Vlorës apo fshati i bejlerëve, Kanina është një prej atraksioneve turistike në qytetin jugor.

Me Kalanë, shtëpitë e familjeve të mëdha të zonës por dhe bukuritë natyrore, zona ka potenciale të mëdha zhvillimi që ndër vite janë mbajtur peng nga rruga e degraduar që të çon në fshat.

Por situata pritet të ndryshojë. Falë një investimi 250 milionë lekë, rruga po i nënshtrohet rikonstruksionit, dhe kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli thotë se ajo do të jetë gati në qershor.

Dritan Leli: Mendoj se është një nga projektet e rëndësishme për destinacionin më të rëndësishëm turistik në qytetin e Vlorës, siç ëhstë Kanina vetë dhe kalaja e Kaninës.

Rruga sjell zhvillim, ndaj banorët e zonës shprehen optimistë për të ardhmen që e shohin të lidhur me turizmin kulturor.

Mbi kodrinë përballë detit, shumë pranë qytetit të Vlorës, Kanina është fshat i madh historik me afro 4500 banorë, ku pas rrugës presin zgjidhje edhe për furnizimin me ujë të pijshëm dhe problematika të tjera që mbajnë larg turistët.oranews

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com